• |
ide | kryesore

United likuidon Mourinho: Special One i lirë të shkojë në Madrid, që ka një rival…

Sport



Josè Mourinho është gati të nisë një aventurë të re në pankinë, duke qenë se tashmë është krejtësisht i lirë ta bëjë. Special One nuk ka më asnjë impenjim me Manchester United, që e shkarkoi teknikun në 18 dhjetor, sepse tashmë ka marrë nga ish-klubi i tij likudimin total të barazvlefshëm në 15 milionë stërlina. Një hap i rëndësishëm për teknikun portugez që tani mund të vlerësojë me kujdes propozimet që do ti mbërrijnë.

Joshjen më të madhe e ka sigurisht tek Real Madrid, me Florentino Perez që është shprehur i gatshëm ta rimarrë në Bernabeu edhe me sezonin në vazhdim, për të zëvendësuar Solarin, që deri tani nuk është se ka justifikuar pritshmëritë. Për këtë lëvizje Mou ka marrë edhe aprovimin e senatorëve të dhomave të zhveshjes së Merengues. Mourinho nuk i ka mbyllur dyert një rikthimi të menjëhershëm në Spanjë, por dëshiron të ketë garanci të plota mbi merkaton e verës së Real Madrid: portugezi dëshiron të revolucionarizojë skuadrën, duke synuar dy pikat kyce të Inter: Skriniar e Icardi.

Los Blancos e kanë seriozisht për Special One, por Benfica tenton parakalimin. Presidenti i luzitanëve Luis Filipe Vieira është gati për gjithcka vetëm të marrë Josè Mourinho, që në 2000 e ka stërvitur klubin portugez. Sipas ‘A Bola’ në ditët e ardhshme Mou do të fluturojë në Lisbonë për tu takuar me këshillin drejtues të Benfica, që beson shumë në aspektin emotiv për ta kthyer teknikun në atdhe, duke filluar nga qershori: tentativa nuk është fare e lehtë, kur rivalë ke Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *