• |
ide | kryesore

(VIDEO) Studentë protestojnë brenda Universitetit në Elbasan, kusht të ri Ramës

Lajme, Të fundit



Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë plotësimin e nëntë kërkesave drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Fax News raportoi se ata kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të studentëve nga ana e kryeministrit Rama ose doreheqjen e tij, një kërkesë kjo e pa artikuluar më parë.

Ka patur prezencë të policisë në ambjentet e universitetit por pasi studentët kanë nisur ti filmojnë ata janë larguar duke qëndruar në ambjentet e jashtme të këtij universiteti.

Thirrjet e studentëve drejtuar qeverisë janë të ndryshme të cilat. Ata kanë kënduar edhe Himnin e Flamurit Kombëtar nëpër koridoret e universitetit. Ndërkohë në Universitetin e Tiranës dhe në fakultetet përkatëse vijon bojkotimi i mësimit nga ana e studentëve.



1 Comment

  1. Lesh lesh. Shtoni dhe nja 10 kushte cdo jave, se po e beni shume serioze protesten. Se cdo dite qe po kalon po beheni me shume ne numer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *