• |
ide | kryesore

Vlorë/ Familja mbeti pa shtëpi nga tërmeti, në këto ditë të ftohta i jepet vetëm një çadër ushtrie

Lajme, Të fundit



Shtabi i emergjencave civile ka marrë masa për të sistemuar një prej familjeve të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë në Kuç të Vlorës. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta.

Familjes i është dhënë vetëm një çadër ushtrie ku do të qëndrojë provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmit. Prefekti Flamur Mamaj ka thënë se situata po monitorohet hap pas hapi.

Grupi i punës së Bashkisë Himarë ka mbërritur në terren dhe po punon për evidentimin e dëmeve. Sa i përket furnizimit me energji elektrike situata vijon të mbetet problematike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *