• |
ide | kryesore

Vrau kunatin në 2004, arrestohet në Itali 38-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe pengmarrje është vënë në pranga. Policia e Shtetit njoftoi se 38-vjeçari Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja, u kap falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët italianë.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.

Mësohet se Dritan Karaj akuzohet se më 11 mars të 2004, ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Fushë-Krujë.

Po ashtu, gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë.

Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *