• |
ide | kryesore

12 orë tension te juridiku dhe ekonomiku. Përplasje me policinë

Kryesore, Lajme

Tension dhe përplasje që prej mesnatës të së enjtes. Qeveria po luan të gjitha gurët për të mos lejuar ngujimin e studentëve protestues në fakultete, qoftë duke i prerë dritat me anë të OSShE, qoftë duke tentuar ti nxjerrë jashtë me anë të policive private madje duke futur dhunshem ne loje dhe policine e shtetit.

Gjithçka filloi dje në mbrëmje. Studentët e Fakultetit të Ekonomisë ishin të parët që u ngujuan brenda në godinë. Në orët e vona pas një tubimi, në ambientet e Fakultetit Ekonomik, nën dritën e qirinjve, studentët kanë vendosur të nisin ngujimin në ambientet e fakulteteve të tyre. Ata nxorën dhe një deklaratë, ku u bënë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me nismën e tyre.

“Pas shumë mbledhjeve të organizuara, ne si studentë të Fakultetit të Ekonomisë sot fillojmë ngujimin. Kjo është vendosur dhe ne kërkojmë që të bashkohen edhe universitetet e tjera. Ne kemi vendosur të qëndrojmë ditën dhe natën të ngujuar” thuhej në deklaratë kuntheksohej se qëllimi kryesor është realizimi i 8 pikave gjë për të cilën ata u bënë thirrje për solidaritet dhe kolegëve të fakulteteve të tjera.

I gjithë takimi u zhvillua në erësirë.

Studentët thanë se ndërprerja e energjisë nga OSHEE ishte e qëllimshme pasi energjia mungonte vetëm në këtë ndërtesë dhe jo ndërtesat e tjera përreth.

Po ky nuk qe mëkati i vetëm.

Studentët e juridikut që iu bashkuan thirrjes për ngujim u përplasën që në orët e para të mëngjesit me policinë private që rian fakultetin që kish marrë urdhër të prishte qëndresën e tyre.

Ata kanë tentuar të nxjerrin studentët nga sallat e leksoneve ku po qëndrojnë.

Por kulmi ka mbërritur sot në ora 09 00 të mengjesit kur pas futjes në lojë të OSShE dhe policisë private tek ekonomiku ka mbërritur edhe policia e shtetit të cilës i ndalohet me ligj të depërtojë brenda teritorit të universiteteve. Ajo ka ushtruar dhunë ndaj studentëve protestues që tentuan të hynin në godinë duke u përplasur me ta dhe duke qëlluar njërin prej tyre nën rrebeshin e sharjeve nga ana e studentëve.

©LAPSI.AL

 

10 Comments

  1. Parimi komunist qe “revolucionin e bejne masat, partia i ben ato te ndergjeshem” po ndodh sot me kete grup te vogel studentesh. Thane qe do ishin paqesor por qenkan goxha te dhunshem. Apo keshtu i meson partia?

    1. O të shkërdheftë Kina nanën kur flisni dhe ju si kurvat që edvini u ka shndërruar në idiotë kamikazë, vetëm ju halet jeni në rregull dhe të gjithë të tjerët veprojnë gabim

    2. Mesimet e sloganet e partise duket qe i paske ne mendje dhe zemer. Po te mos kishin qene studentet ne ’90, tani do ishe duke duke studjuar permendesh “Ceshtjet e revolucionit dhe ndertimit te socializmit” dhe recituar “Xhaxhi Enver e ke gojen me sheqer”. Po mbase koha per ty nuk ka ecur fare dhe mjafton te kesh nje idhull (bythe per te lepire), dje quhesh Enver, sot ta quajne Edver.

    3. sikur te gjith te ishim mesuar mesoheshim apo pranojme te mesohemi te mendojme mire per njeri tjetrin flasim mire dhe veprojme mire sot padiskutim do ishim mire ,te gjith bashke duhet te mendojme qe te largohemi nga e keqa duke filluar sejcili me veset e tije te keqen brenda vetes familjes te afermve e pastaj shoqeris ndryshimin vellezer sejcili e fillon nga vetja ,per kete pikerisht duhet te nxisim njeri tjetrin per dobi dituri urtesi unitet mendimi dhe veprimi ne dobi,e kur ta fillojme dhe kemi kete e ku guxon e keqa te na behet e malle saqe te na grabis pushtetin te drejtat mundesit percajne shkatrrojne coptojne,masakrojne ,jemi shum larg vllezer dhe krejt afer nese ne i perveshemi dobis ne gjith kuptimet duke dhene shembullin sejcili i pari me fjale dhe vepra

  2. I ka tejkaluar te gjitha caqet Rama. Policine kundra studenteve nuk e perdori as Ramizi. Sot Shqiperia por edhe shqiptaret anembane kane vetem nje armik: Ramen me rilindaxhinjte qe e rrethojne! Eshte nje kancer qe duhet luftuar me çdo mjet. PS: mos replikoni me sharesit me pagese, sepse paguhen per te ndyre gojen ne sherbim te marrezirave te Rames…

  3. Ohu kush e ka mendjen tek studentet tani,ne kemi hallin e atdheut qe eshte ne rrezik nga forcat gjermano-balliste.

  4. Shume mire ja u bejene ishalla po u qin robt te gjithve atyre karave qe bllokojn mesimin , robqirat , ata duan tu thyhen kemb e dur , bravo policia shtetit

    1. Ti vrasin ata menjehere, biles edhe familjaret e tyre , te gjithe shoket e tyre studente dhe familjet e tyre….. pastaj te te fusin nje te qire ty mu ne bythe mer kokrra e fugshpumit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu