• |
ide | kryesore

Abuzoi me të miturat, vajza e R.Kelly: Babai im, një përbindësh

Paparazzi, Slider



Nëpërmjet një postimi në instastory vajza e R.Kelly bëri një deklaratë të papritur duke e quajtur babanë e saj përbindësh dhe të tmerrshëm.

Në deklaratë ajo dha mbështetjen e saj për vajzat e abuzuara seksualisht nga këngëtari. Deklarata vjen pas publikimit të dokumentarit “Surviving R. Kelly”, ku tregohen të detajuara historitë e abuzimit seksual për të cilat akuzohet këngëtari i njohur.
“Buku këtu. Thjesht dua të them disa gjëra. Para se të filloj dua që ta dini se po flas nga zemra, asgjë që them nuk është për të lënduar ose për të prekur asnjë palë. Nëna ime, vëllezërit e motrat dhe unë, kurrë nuk do të pranojmë, mbështesim ose të bëhemi pjesë e çdo gjëje negative që ai ka bërë ose vazhdon të bëjë në jetën e tij”, nisi deklaratën e saj vajza e R. Kelly.
Në deklaratë, Abi vuri në dukje se ajo nuk është më në kontakt me babanë e saj, duke deklaruar se kushdo që e njeh atë është i vetëdijshëm se ajo nuk ka një marrëdhënie me R. Kelly.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *