• |
ide | kryesore

Aksidentohet autobusi me turistë në Kubë, 7 persona ndërrojnë jetë

Arkiva



Dalja e autobusit nga rruga pasditen e djeshme ka shkaktuar vdekjen e 7 personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur në në rajonin e Guontanamo në Kubë.

E përditshmja “Juventud Rebelde” ka bërë të ditur lajmin, duke sqaruar që në bordin e mjetit udhëtonin të paktën 22 të huaj me kombësi të ndryshme, edhe nga Europa.

Autobusi i kompanisë Via Azul, udhëtonte nga Baracoa drejt Havalas, kur për shkaqe ende të paditura ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke u rrotulluar disa herë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti dhe kombësia e viktimave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *