• |
ide | kryesore

Aleancë angleze për Dukën: kreu i FA, Clarke mbështet kandidaturën e tij për Komitetin ekzekutiv të UEFA-s

F1, Sport



Në kohën kur afron gjithnjë e më shumë data e lajmëruar nga Kongresi i 43-të i UEFA-s, si ditën kur do të mbahen zgjedhjet për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv, për Armando Dukën, presidentin e FSHF-së, që ka shpallur kandidaturën për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s gjërat duket se po shkojnë gjithnjë e më mirë.

Nuk mund të jetë ndryshe, kur për zgjedhjet e 7 shkurtit, në krah të Dukës ka dalë homologu i futbollit britanik, Greg Clarke, që është shprehur hapur në favor të kreut të futbollit shqiptar. “Dua të mbështes presidentin tuaj sepse ka bërë një punë të mirë për futbollin shqiptar – tha Clarke -. Gjatë viteve të tij në krye të federatës ka investuar shumë në infrastrukture”.

Fushata e presidenti i federatës shqiptare të futbollit po vazhdon me intensitet, për të bindur krerët më të lartë për të qënë pjesë e komitetit ekzekutiv. Nuk mund të jetë rastësi, që pas vizitës së “kamufluar” në dhjetor të sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, vizitën zyrtare në Tiranë e bën presidenti i federatës angleze të futbollit Greg Clarke: “Kam ardhur këtu për ta takuar, folur dhe mësuar prej Dukës. Ne në Angli vetëm mësojmë dhe e mira e futbollit anglez është përulësia. Presidenti juaj ka shumë ekpseriencë dhe vetëm kam mësuar prej tij” theksoi numri 1 i futbollit anglez.

Armando Duka ka tentuar ta kalojë me elegancë vizitën e Clarke si “miqësore” dhe që ka si qëllim “shkëmbim eksperiencash”, por në të njëjtën kohë nuk e fshehu kënaqësinë që një Federatë kaq e madhe të mbështet kanditaturën e tij. Pikërisht këtu qendron këndvështrimi, sepse ndryshe nga Thoedhoridis, britaniku nuk hezitoi të mbështesë hapur kreun e FSHF-së, duke hedhur një gur të rëndë në favor të Dukës në peshore, kur dihet që FA është një nga institucionet më me peshë të futbollit Europian.

“Ne e mbështesim atë në garën për në komitetin ekzekutiv të UEFA-s, ka një reputacion të mirë në futboll, ka bërë shumë punë dhe është i respektuar në Europë. Është një kandidat i madh” përfundoi Clarke, që është njohur me zhvillimet e fundit në futbollit shqiptar, objektivat si edhe të ardhmen.

Në prillin e 2017-ës numri një i qeverisë së futbollit nuk mori votat e mjaftueshme, ndërsa tashmë shpresat janë të mëdha që kësaj radhe të mposhtë konkurencën e madhe për të siguruar vendin në institucionet që drejtojnë futbollin në kontinent.




2 Comments

  1. Epo kete rradhe Don Duka mesoi se duhen shperndare me shume thase me leke neper bote dhe keshtu e ka fitoren ne xhep.Gabimi i 2017 ju be mesim per 2019.Jepi Don Duka se sic thote dhe z Clarke nga ty mesohet shume se si fitohet .Mjeshter i manipulimit,korrupsionit,ryshfetit.Pse kot te quajti Sali Berisha ty Klani i Zemunit??? Jo ti e meriton plotesish kete titull.

  2. Epo kete rradhe Don Duka mesoi se duhen shperndare me shume thase me leke neper bote dhe keshtu e ka fitoren ne xhep.Gabimi i 2017 ju be mesim per 2019.Jepi Don Duka se sic thote dhe z Clarke nga ty mesohet shume se si fitohet .Mjeshter i manipulimit,korrupsionit,ryshfetit.Pse kot te quajti Sali Berisha ty Klani i Zemunit??? Jo ti e meriton plotesish kete titull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *