• |
ide | kryesore

Barazimi i dytë: Partizani me rezerva frikëson Antalyaspor

Sport



Edhe këtë herë skuadra e Skënder Gegës justifikoi pritshmëritë, madje kundër një kundërshtari edhe më mirë të pozicionuar në Turqi, madje duke treguar personalitet në rikuperimin e një goditje të shpejtë, që mund ti kishte shkatërruar moralisht. Titullarë, apo linjat e dyta, për Partizanin nuk bën asnjë diferencë.

Ashtu si kundër Sivasspor, miqësorja e dytë në fazën përgatitore për Partizanin, përfundon në të njëjtën mënyrë, barazim, e me të njëjtin rezultat 1-1. I vetmi ndryshim ishte se tekniku i kishte besuar nga minuta e parë të gjithë linjave të dyta, duke bërë rrokadën me titullarët vetëm në pjesën e dytë.

Në disavantazh që në minutën e 2-të, kur Sinik befasoi portierin Xhika, kryeqytetasit nuk hoqën dorë nga sistemi i tyre i lojës, duke tentuar barazimin, që në fakt erdhi pas aktivizimit të titullarëve, kur sjellja e të kuqve ishte shumë më agresive. I’u desh vetëm një minutë nga rifillimi Jurgen Bardhit të shënonte golin e barazimit, duke i dhënë besimin se mund të merrej edhe më shumë nga kjo ndeshje. Trashi madje mund të kishte shënuar golin e fitores nga goditja e dënimit, por edhe në barazim Gega kuptoi shumë gjëra nga skuadra, që qendroi e shkurtër, dinamike dhe kërkoi lojën në thellësi, gjithnjë një nga pikat ku insiston tekniku për të ekzaltuar karakteristikat e sulmuesve të tij.

Pas dy barazimeve kundër vendit të 9 dhe 6 në renditje, respektivisht Sivaspor dhe Antalyaspor, të kuqtë kanë tashmë edhe një kundërshtar luksi për të mbyllur miqësoret, atë kundër Dinamo Zagreb në 14 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *