• |
ide | kryesore

Deputeti Boçi shkon të largojë policinë nga fakulteti Ekonomik, studentët e përzënë

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka shkuar në fakultetin Ekonomik për të larguar policinë e Shtetit, por studentët kanë reaguar menjëherë duke kërkuar që ai të largohet nga aty.

Studentët kanë kërkuar largimin e Boçit për shkak se nuk pranojnë që protesta të politizohet.

“Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni. Ju lutem vazhdoni jashtë. Nuk ndihemi të përfaqësuar nga asnjë deputet i Kuvendit. Largohuni!,” thanë studentët në kor.

“Kam ardhur për të larguar policinë, vetëm për këtë mision. Do largohemi bashkë me policinë, mos bëj detyrën partiake,” u shpreh Boçi.

“Kur protestojmë, del kryeministri dhe na thotë jeni të opozitës. Kur u themi deputetëve të opozitës largohuni, na thotë bëni detyrën e partisë, dmth qeverisë. A e kuptoni sa hipokritë jeni të dyja palët?!,” u përgjigjën studentët.



2 Comments

  1. Keta pushta te PD si boci i moren ne qafe studentat dhe protesten qe ka degjeneruar duke share me motra e nena nga gjoja studente te blere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *