Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka shkuar në fakultetin Ekonomik për të larguar policinë e Shtetit, por studentët kanë reaguar menjëherë duke kërkuar që ai të largohet nga aty.
Studentët kanë kërkuar largimin e Boçit për shkak se nuk pranojnë që protesta të politizohet.
“Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni. Ju lutem vazhdoni jashtë. Nuk ndihemi të përfaqësuar nga asnjë deputet i Kuvendit. Largohuni!,” thanë studentët në kor.
“Kam ardhur për të larguar policinë, vetëm për këtë mision. Do largohemi bashkë me policinë, mos bëj detyrën partiake,” u shpreh Boçi.
“Kur protestojmë, del kryeministri dhe na thotë jeni të opozitës. Kur u themi deputetëve të opozitës largohuni, na thotë bëni detyrën e partisë, dmth qeverisë. A e kuptoni sa hipokritë jeni të dyja palët?!,” u përgjigjën studentët.
Ndoqa vidion per ngjarjen ne fjale te dputetit L. Boshi i cili ishte sa i pacipe aq edhe i peshtire.
Keta pushta te PD si boci i moren ne qafe studentat dhe protesten qe ka degjeneruar duke share me motra e nena nga gjoja studente te blere