• |
ide | kryesore

Dhuna e policisë/ Sandër Lleshi me justifikime leshi

2, Ide



Ministri që deklaroi publikisht në “Opinion” se e kishte pranuar këtë post për hir të dashurisë dhe respektit ndaj Edi Ramës, doli sot para mediave për të justifikuar ndërhyrjen brutale të policisë tek fakulteti ekonomik, ku u rrahën, u kapën për fyti dhe u trajtuan brutalisht studentët protestues.

Gjenerali i policisë së vdekur, nuk i përfilli fare këto akte dhune, por u mundua të fshihej pas një alibie burokratike. 

Duke e pranuar se vetë ligji i arsimit të lartë, që Rilindja po e mbron me pathos, nuk e lejon ndërhyrjen e uniformave blu në universitete, Sandër Lleshi u mbrojt me faktin se ndërhyrja i ishte kërkuar drejtëpërdrejt nga rektorati. Por po të lexosh ligjin e miratuar me votat rozë, ai e shkruan shprehimisht: “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.”

Pra ligji e specifikon shprehimisht se si futet policia në mjediset akademike. Por Lleshi pretendon se kjo gjë i është kërkuar nga vetë universiteti.

Po nga kush?

Pikërisht këtu qëndron e bukura. Po të kqyret shkresa e mëposhtme, ajo është nënshkruar nga Administratori i Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa.

Image

Po kush është ky person?

Një socialist i thekur që ka shërbyer si Drejtor tatimesh në qytetin e Elbasanit, Daja, që pasi ka shërbyer në fushatat e socialistëve (foto poshtë) ka siguruar një vend pëllumbash në Universitetet që gjoja janë autonome dhe të pavarura nga qeveria.

Image

Pra shikoni si mbyllet rrethi vicioz. Një kamikaz i fushatave të PS, kërkon si i pavarur ndërhyrjen e jashtëligjshme të policëve në mjediset akademike dhe një general që është i gatshëm të bëjë gjithçka në emër të Ramës, mbyll sytë dhe çon trupat e tij të dhunshme, gjoja sikur ka marë kërkesë nga universiteti.

Kjo është alibia me të cilën u mbrojt sot gjenerali i policisë së dhunshme, duke u bërë pjesë e një farse që nuk e kapërdijnë dot as budallenjtë dhe duke u bërë pjesë e një manipulimi të dhunshëm të kërkuar nga një militant dhe të zbatuar nga një ushtarak që vazhdojnë ta etiketojnë si të preferuarin e Kadaresë.

T. Çela /©Lapsi.al 

https://www.youtube.com/watch?v=d4tSNFIBnwA&t=3s



6 Comments

  1. DESHTIM, RRENIM,, KAPITULLIM, KY ESHTE SISTEMI QE KEMI, DHE KETU JEMI, NE QE E DUROJME. A KA NDJESI, A KA KUFI NE KESI VUAJTJESH QE NA E IMPONOJNE DISA MASHTRUES HAJDUTE, DROGMENE, E KATILE QE I BEHET POPULLI? VETEM KETU, E VETEM KETU QENKA POPULLI QE DUROKA CDO LLOJE SHTYPJE E MJERIMI, E QE FALENDERO SHTYPESIT E MJERUESIT E TIJE. POR, DERI KUR??????

    1. O zotëri sa të kemi një turmë shumë të madhe parrazitësh, si ky qelbësira e vogël, që të ka replikuar, vështirë do ta kemi të ndërtojmë një shtet normal, se këta plehra që ne i quajmë popull janë thjeshtë PARRAZITË, që përpiqen të mbijetojnë duke u shitur sa tek njëri tek tjetri.

      Pra rreziku nuk është as Rama, as Basha, as Meta dhe as ndonjë politikan tjetër.

      Rreziku i vërtetë, por i injoruar prej nesh janë këta parrazitë, që janë në numër të konsiderueshëm.

  2. Populli t rras preshin sumes or komentus N . Nuk eshte faji i popullit qe rama tall bolet me ty dhe shoket e tu .

    1. i pa emer e me mut ne tru as nuk esh faji i popullit qe ti han mut stalini per 75 vite e nuk te mjafton ende.

  3. Kush e pyet Sandrin aman. Nje urdher dha, mos kete polic ne rruge, dhe se rrujti kush.
    Me shume jane shtuar

  4. Nuk eshte se vazhdoe ta quajne i pteferuari i kadarese, por ai eshte i preferuar i tije, dhe si i tille edhe kadareeshte ne te njejtin pozicion te lleshit si njeri: Puthador i kryedoçit,edhe me keq akoma. Ky patrilla i madh qe na ka mbajt leksione gjithe jeten per liri e demokraci, ju vuri shqelmin atdhedashurrishe se shtirur, per nje .rroge te vajzes tije ne okb. Qe kur ajo punon atje çdo gje ne vend sikur shkon mire, e ky nuk njehet. Ja sa njeri i vogel eshte ky shkrimtari i mdh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *