• |
ide | kryesore

Gazetarët kundër paketës antishpifje të Ramës, paralajmërojnë protestë si studentët

Lajme, Të fundit



Gazetarët profesionistë dhe deputetët e opozitës u shprehen kundër paketës antishpifje të propozuar nga kryeministri Rama.

Në një tryezë të organizuar nga Partia Demokratike për lirinë e medias, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se kreu i qeverisë Rama kërkon të censurojë fjalën e lirë me ligj.

Drejtuesit e mediave dhe gazetarët, të cilët preken drejtëpërndrejtë nga paketa antishpifje ngriten alarmin për situatën totalitare në të cilën kërkon ta fusë qeveria median në Shqipëri.

Organizatat e medias kërkuan që tregu mediatik duhet të vetërregullohet dhe jo të vendosen penalizime pa vendim gjykate.

Ligji për antishpifjen i përgatitur nga qeveria shqiptare po konsultohet me grupet e interesit dhe pritet që me nisjen e sesionit parlamentar të kalojë në Kuvend për tu miratuar.



6 Comments

  1. Protesten ta zhvillojne tek kompleksi Rolling Hills, pronaret e mediave dhe analistet e tyre, qe ju ”marshim te ligat si popull” qe me ato “nje cike rroga” blene ato “nje cike Vila. kurse keta analisto opinionisto qe jane dhe drejtues OJF, do tu kerkonim te na tregoni ”brenda mundesive te tyre”, ku i “hengren ato melona evro” qe kane marre nga ambasadat dhe donatoret, qe te ishin ”lajmetare te se vertetes”.

  2. O “aqife” !
    Qeverinë nuk po e drejton as opozita e as këta gazetarët që sipas teje paskan “melona evro”.
    Nëse njeh ti ndonjë deputet të opozitës apo ndonjë gazetar që të ketë bashkëpunuar me mafien e drogës si kanakari i Ramës, Saimir Tahiri, nuk të pengon kush që ta nxjerrësh me emër e fakte.
    Përse të ngrënka kaq shumë meraku që gazetarët shqiptarë të dalin në protestë kundër qeverisë ?
    Duhej të ishe e preokupuar se përse nuk e kanë bërë këtë sëbashku me studentët apo me protestuesit e tjerë kundër qeverisë.

  3. I paemer 16.27 ,mos u boj gamor komplet .Nuk e ke idene se sa ju rruhet hajdarmalluta njerezve te thjeshte qe marrin rroga 220 euro ne muaj per keta te shkretet qe marrin nga 5000 euro ne muaj . Sfida finole qi analist opinionist dhe studentet e forumeve partiake ,per t mbrojt parimet e liridemokracis duhet t ngujohen n qadren nr 2. Atehere ,kur t ngujohen n qadren nr 2 , n mes t bulevardit nuk e imagjinon dot se sa do rritet mbeshtetja e njerezve te thjeshte per ta.

  4. Shkruani te verteten mos shpifni dhe nuk ju ndodh gje,kaq e thjeshte eshte,por juve si gazekare kjo nuk ju intereson,ai gjermani shpif dot kundra politikaneve dhe kujdo ne gjermani,shpifja ne gjermani denohet me burg.

  5. Ju nuk mund te jetoni pa shpifur!
    Shpifja eshte i vetmi “element” me te cilin ju mbijetoni se po te ishit gazetare te mirfillte ju duhej te benit analiza cilesore dhe reale per te cilat ju nuk keni kapacitet prandaj gjeja me e thjeshte eshte intriga dhe shpifja alla arixhofke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *