• |
ide | kryesore

Hamilton kthehet në gjyshin e tij: “rikthim në të ardhmen”, zbavitet anglezi në Instagram

Sport



Lewis Hamilton ashtu si nuk e keni parë kurrë. Kampioni i botës në Formula 1 me Mercedes, ka shpërndarë në rrjetin e tij social në Instagram, disa foto, që në fakt i takojnë vitit 2016, kur xhiroi një spot publicitar për Allianz, duke u transformuar në gjyshin e tij.

Interesante si ide, në fakt, diçka e përafërt me filmin “Rikthim në të ardhmen”, me pilotin e ri, që shndërrohet në tre foto nga ai i përhershmi, që shfaqet në pistat e shpejtësisë, në vite më pas, në moshën kur duhet të jetë gjysh… por edhe me atë pamje, është gjithnjë po aq i shpejtë në timonin e një Mercedes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *