• |
ide | kryesore

Isco në Madrid është i marrë fund: Sergio Ramos e konfirmon, Juventus ka vetëm një rival…

Sport



Francisco Román Alarcón Suárez, thjesht Isco, është prej vitesh i dëshiruar tek Juventus, që verën e kaluar shkoi shumë pranë fantazistit spanjoll. Vetëm se barriera që kishte ngritur rreth tij Florentino Perez ka qenë e pakalueshme, deri tani. Situata ka ndryshuar në mënyrë radikale dhe konfirmimi ka ardhur nga kapiteni i Blancos, Sergio Ramos.

“Është vështirë që gjërat mes Solari e Isco të sistemohen” ka thënë Ramos pasi mori cmimin si Sportisti më i mirë i vitit spanjoll Casa Real: “Në Madrid të gjithë duan të luajnë shanset dhe për trajnerin bëhet e vështirë. Flasim gjithnjë kush luan dhe kush jo, nëse duhet një numër 9, kush duhet të luajë mes dy portierëve. Ky është Madrid, duhet ti japësh gjëra shtypit dhe kjo është ajo që po ndodh, kështu askush nuk mërzitet”.

Në Madrid të gjithë duan të luajnë, por Isco nuk luan kurrë. Që kur mbërriti Solari në vend të Zidane në fakt ish-lojtari i Malaga ka qenë vetëm dy herë titullar në 16 ndeshje, në kthimin e ndeshjes së kotë në Kupën e Mbretit me Melilla e në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions ndaj Cska Mosca: në kampionat asnjëherë. Praktikisht, një thyerje totale e mardhënieve mes teknikut e lojtarit.

Një situatë që duket pa shërim e nga e cila në verë mund të përfitojë Juventus, në një tratativë të ngjashme me atë që solli Cristiano Ronaldo në Torino. Paratici ka nisur kontaktet me stafin e Isco, duke i treguar dëshirën e klubit për ta marrë në Itali, por bardhezinjtë duhet të mundin konkurencën e Manchester City, që për momentin mund të jetë në avantazh. Vlerësimi i Real Madrid për lojtarin, në skadencë kontrate në qershor 2022, është diku rreth 80 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *