• |
ide | kryesore

Kendall dhe Kylie pozojnë sëbashku pas lajmeve se nuk e duronin dot njëra-tjetrën

Paparazzi, Slider



Pak kohë më parë u përfol se, dy motrat e suksesshme nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.

Por Kendall dhe Kylie Jenner pozuan së bashku për disa foto, ku 23-vjeçarja shfaqej e veshur me të zeza, ndërsa 21-vjeçarja e veshur me të bardha.

Motrat shfaqeshin të afërta me njëra-tjetrën, ndërkohë që u raportua se xhelozia për financat e secilës kishte shkaktuar një përçarje mes Kendall dhe Kylie, sipas “Radar Online”.

“Ka aq shumë zili mes tyre, thuhet se nuk janë të lumtura kur tjetrës i ecin punët”, tha një burim.

Situata duket se u tensionua pasi Kylie u raportua se vlente 900 milionë dollarë dhe Kendall 50 milionë dollarë.

Video Player

Kjo po shkakton aq shumë fërkime mes tyre sipas burimit, sa nuk mund ta durojnë njëra-tjetrën dhe mendojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët.

Dy motrat kanë vendosur që mos të reagojnë për lajmin, por shfaqja e tyre duke pozuar bashkë tregon se mes tyre nuk ka hatërmbetje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *