• |
ide | kryesore

Mbetet në burg gjyqtari që kërkoi seks për të dhënë një vendim

Lajme, Të fundit



Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive e seksuale të denoncuar në emisionin investigativ ‘Stop’ në Tv Klan.

Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Gjyqtari Roland Hysi i kërkonte favore seksuale një gruaje për të dhënë një vendim gjyqësor pro saj për kujdestarinë e vajzës. Vec seksit i kërkonte dhe para. Ndërmjetëse në këtë histori ishte edhe psikologia Elona Mecani.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *