• |
ide | kryesore

Meta godet fort Ramën: Kërcënuesi i Zaganit nuk shantazhon dot edhe Presidentin

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur ditën e sotme reagimeve të kryeministrit Rama, pas refuzimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Meta është ndjerë i shantazhuar nga kryeministri, duke shtuar se nuk ka asnjë Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave. 

Ky reagim i presidentit vjen pasi kryeministri e konsideroi të turpshëm dhe shkelje të kushtetutës vendimin e tij për Gent Cakajn.

Më poshtë reagimi i Presidentit Ilir Meta

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!



13 Comments

  1. Po c’lidhje ke ti me Zaganin?
    Jo po po. Zhdukuni se qysh se doli leshelia, shqipnis i ka hy zia
    Harrove oroshin e mirdites ne 2001

  2. Bravo President.

    Edvinit dhe këlyshëve të tij duhet me ua shkërdhyer rilindjen e hajdutëve, drogës, kriminelëve në parlament Bashki e administratë,

  3. Te lumte president! Ketij njeriu te papergjegjshem qe per fat te keq tonin eshte KM duhet t’ja thyesh turinjte qe te kuptoje cfare ben e thote.

  4. ky flet sikur te jet akoma kryetari i LSI. Nuk duhej ven president se eshte ne konflikt interesi, ka grun kryetare opozite.

    1. Si e gjete bre rilindas sepse askush nuk e kishte kuptuar se ka konflikt interesi veç teje.

      I lumtë edvinit qëka rekrutuar tipa tëzgjuar si puna jote.

      1. Ik ore pall me gjith rilindasit e ripjellesit. Problemi i Shqiperise jan tifozat politik si puna jote qe cfardo qe tu bejn nuk e ndryshojn partin se kan dhen besen. Per mua te gjith jan nje klas e degjeneruar politike. Juve ju duken sikur jan ne konflikt po kjo eshte thjesht teater se ne fund te dites ata jan thjesht partner. Kercenojn njeri tjetrin me burg po jan ber te gjith bosa duke vjedhur dhe asnje nuk eshte futur ne burg. u helmojn mendjen me konflikte idiote per te hequr vemendjen nga problemet e verteta te popullit. Posht politikanet. rroft populli shqiptar.

  5. Kjo situate zgjidhet me nje referandum ne Kosove qe mos kete medyshje per kufijte e mos behemi gazi i botes. TURP.

    1. XXXX KOSOVA KA REFERENDUM ,nuk pranon ti jap serbis as nje milimeter tok,por ja qe ju krymbat e qenefit negjmije ku ka dhjer stalin doni ti falni bashk me hashimin e batonin dhe ram mutin gjysmen e kosoves serbis.

  6. Oh sa po i dhimset shqypnia ketij Presidenti hajdut,asht gadi me hanger te gjalle por e kane lane pa cope dhe prandaj na tregon biren e celsit.Jepini copen sa me shpejt se e keni harruar fare komandantin e pergjithshem ,( a jane nja 100 apo 200 ushtare) dhe burrin e shquar te Moniqes.Jepini sa me shpejt pjesen se e hangri dreqi Shqypnin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *