• |
ide | kryesore

Monika flet si ‘Doktoreshë’: Thirrje mjekëve të detoksifikojnë Ramën

Lajme, Të fundit

Monika Kryemadhi akuzoi sot Edi Ramën si të droguar dhe i bëri thirrje mjekëve të tij ta fusin në qendër detoksifikimi, pasi sëmundjet që ka do ta shkatërrojnë.

Sikurse tha edhe vetë, Kryemadhi foli si doktoreshë, duke ironizuar kështu mënyrën se si Rama e quan prej javësh, që kur Taulant Muka zbuloi se punimi i doktoraturës së kryetares së LSI-së është plagjiaturë.

“Po i përgjigjem psiqikut si doktorreshë që jam” – e nisi Kryemadhi ‘vizitën e saj’.

“Izotopet e alkaloidëve kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 deri në 90 minuta ndërsa ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm. Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve. Iu bëj thirrjen mjekëve të PS të marrin fatet në dorë sepse fatet e të gjithëve janë në dorë të një sëmuri psiqik e klinik.

Është peng i substancave sintetike jo vetëm krimit të organizuar. I bëj thirrje mjekëve të tij, ta ndalojnë në rrugën e tij ta fusin në një qendër detoksifikimi ose droga duke patur parasysh sëmundjen e tij, mushëkri e azmë, do i shkatërrojnë cdo ind. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet njerëzor.” – vijoi më tej Kryemadhi.

©Lapsi.al 

9 Comments

  1. Dua te te besoj moj Moni , por sa here shoh qe del ti ne tv me kujtohet intervista jote me gazetaren e njohur
    Sonila Meco ne ambientet e viles tende te pushimit ne gjirin e Lalsit ku mburreshe me luksin e asaj vile dhe nuk harroj kur thoshe se vila kishte dhe wc per macokun tend te preferuar.

  2. Mona dhe Like floriri, i vune gjoksin vegjelise, vegjelia sec i mban, kete ciften taleban, ne vjedhje, vrasje dhe mashtrime, lum moj Shqiperia ime. dalin flasin, tallin pjeshkat edhe trapin, sikur per vegjeline ju digjet barku.

  3. Doktoresh Monika,
    kalo pake edhe nga pavioni i gjinekologjise mbasi je ne te ashtuquajturen moshe kritike te cilen tashme e ke evidente dhe me forma ekstremisht te renda.
    Bashkepuno me tet shoq Ilirin jo vetem per plitike por edhe per mardheniet intime te cilat jane shume te rendesishme per periudhen qe po kaloni.
    Per hollesira se si duhet te veproni ju rekomandoj Dr. Harxhin si njohes i mire i kesaj fushe!

  4. Shum dakort me doktoresh Monen. Por thirrjes se saj do i shtoja edhe nje thirrje prokurorise te hetoj pasurit e ciftit Meta.

  5. Harrova te te them se edhe substancat e perdorura per plastiken tende ku dukshem jane drejt nje degradimi galopant japin veprime aneksore te rrezikshme si fizike ashtu edhe psikike.
    Prandaj pa humbur kohe konsultohu me mjeket perkates!

    1. Nuk të gjen gjë as ty e as Shqipërinë se Monika si jot ëmë e si jot motër bën si femër tualet.
      E keqja e madhe Shqipërisë mund ti vijë vetëm nga një kryeministër i sëmurë psiqik e qejflli droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu