• |
ide | kryesore

Mosdekretimi i Cakajt/ Haradinaj refuzon të shprehet: Metën e kam mik

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar që të përfshihet në debatin në distancë që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm.

Në një përgjigje të shkurtër, kreu i qeverisë kosovare tha se Presidentin meta e kishte mik.

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj.

Ditën e djeshme Meta refuzoi dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Meta tha se qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë.



1 Comment

  1. O-Ramush-merre -Bitum-Haxhiovicin-fute ne ndonje qender reabilitimi sepse na u bene dy te pjerdhur nga mend ketu ne Tirane sebashku me Edvin Skizofrenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *