• |
ide | kryesore

Motrat binjake, Shqipëria dhe Kosova garojnë për kurorën e Miss Intercontinental në Azi

F1, Paparazzi



Për herë të parë në një konkurs internacional bukurie, dy motra binjake( njëra përfaqësuese e Shqipërisë dhe tjetra për Kosovën) do të garojnë për kurorën e Miss Intercontinental.

Mis Shqipëria në të djathtë Arvanita Peci dhe Miss Kosova në të majtë Arjanita Peci.

Motrat binjake janë Miss Shqipëria Arvanaita Peçi dhe Miss Kosova Arjanita Peçi. Vajzat shpjeguan se si do të përfaqësojnë dy kombe të ndryshme në konkursin internacional të bukurisë që do të mbahet në Azi më 26 Janar.

Në një prezantim të shkurtër, Arvanita tha: ‘Emri im është Arvanita dhe jam 20 vjeç. Jam lindur në Kosovë dhe tani jetoj në Gjermani. Momentalisht punoj në banke si bankiere. Në ditët e mia të pushimit më pëlqen të kërcej dhe të notoj. Përveç tyre një tjetër pasion i imi janë udhëtimet, më pëlqen shume të vizitoj botën;

‘Ishte vëllai im ai që më rregjistroj në konkursin për miss dhe gjithçka nisi në vendin ku jetoj. Për mua është nje nder i madh të përfaqësoj Shqipërinë në Miss Intercontinental sepse jam shumë krenare të jem Shqiptare.”

‘Ky konkurs është akoma më special për mua sepse motra ime binjake është nje prej garueseve në këtë kompeticion. Ajo do të përfaqësoj Kosovën. Kështuqë jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për të njohur të gjitha vajzat pjesmarrëse dhe për të krijuar një eksperience të paharrueshme’, tha Arvanita.

Nga ana tjetër Arjanita, motra binjake tha: “Unë jam Arjanita Peçi dhe jam 20 vjeç. Kam lindur në vitin 1998 në Kosovë. Në po të njëjtin vit familjes sime ju desh të braktikste vendin për shkak të luftës. Në atë kohë unë isha vetëm 1 muajshe. Ishte një vit ivështirë për familjen time pasi ju desh të fillonin nje jetë të re nga zero. Sot ne jetojmë në Gjermani. Unë punoj si nënpunëse gjyqësore. Ndihmoj njerëzit për të luftuar për të drejtat e tyre. Në kohën time të lirë më pëlqen të lexoj dhe të kërcej. Më pëlqen të udhëtoj e të zbuloj kulturat e vendeve të huaja. Jam shumë e lumtur të jem përfaqësuese e Kosovës në Miss Intercontinental që do të zhvillohet në Manila.”

“Është diçka shumë speciale për mua pasi edhe motra ime binjake do të garojë në këtë kompeticion. Gjiçka nisi kur vëllai na rregjistroi në konkursin për miss në vendin ku jetojmë. Jemi shumë të lumtura për këtë ide dhe mundësi që na u ofrua. Jemi gati për rrugëtimkn tonë.” U shpreh Arjanita.

Më shumë se 85 shtete të ndryshme do të marin pjesë në këtë konkurs bukurie këtë vit. 



1 Comment

  1. 20 vjec bankiereeeee, te pakten mos e shisni kaq trashe genjeshtren. Mundohuni te vini per nje moment trurin ne pune. Um Gottes willen 🙁

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *