• |
ide | kryesore

Pritet Shkurtaj apo Reginaldo, “shpëtimtari” i Kukësit edhe kundër Rostov është Cyrbja

Sport



Barazim 1-1 në “Titanic Resort”, mes Kukësit e Rostov, sfida e dytë miqësore e verilindorëve gjatë fazës përgatitore. Rostov nuk është Basaksehir dhe Kukësi e luajti ndryshe testin e dytë miqësor të fazës përgatitore, duke marrë edhe rezultat tjetër në krahasim me humbjen 2-1 në ndeshjen e parë.

Kundër rusëve përfundon në barazim 1-1, por protagonist është përsëri Arbër Cyrbja: dy gola në dy ndeshje për mesfushorin që duket se ka lënë pas dëmtimin dhe po kthehet në nivelet e larta, duke lënë në hije edhe dy sulmuesit e përfolur Shkurtaj, që këtë herë ishte titullar e Reginaldo që e nisi nga pankina. Skuadra e Cungut në fakt pati drojë të imponohej që në fillim, duke lënë inisiativë për Rostov, që e shfrytëzuan në minutën e 17 me golin e Gulevskui.

Sigurisht mekanizmat e Bluve, me ingranimin e Rrocës, e këtë herë edhe Shkurtaj të sapoardhur, duhen kolauduar, por në hapësira loje treguan nivel të mirë dhe ritëm të pëlqyeshëm. Goli i shënuar nga Cyrbja në fundin e pjesës së parë është edhe momenti më i mirë për Kukësin, që shfaqi stabilitet taktik, e diktuar edhe nga dëshira e teknikut për të ekuilibruar skuadrën, pa ndryshuar shumë. Pjesa e dytë nuk ndryshoi rezultatin me gjithë tentativat e dy skuadrave, që më tepër u dukën të pajtuara me atë që prodhoi pjesa e parë.

Mund të konsiderohet një provë e mirë për Kukësin, që me një humbje ndaj kryesusve të kampionatit turk e me një barazim kundër vendit të shtatë në Rusi do të vihen në rindjekje të Partizanit, që kryeson Superioren me 4 pikë avantazh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *