• |
ide | kryesore

Qëllohet për vdekje reperi latin

Paparazzi, Slider



Reperi latin Kevin Fret ka ndërruar jetë pak orë më parë.

Reperi i cili e quante veten artisti i parë gay në muzikën latine të stilit ‘trap’ u qëllua me armë zjarri në San Juan, Puerto Rico të enjten në mëngjes.

Ai ishte 24 vjeç dhe  ishte duke  hipur në motor rreth orës 5:30 të mëngjesit kur u sulmua. Më vonë vdiq në Qendrën Mjekësore të Río Piedras, njoftoi “El Nuevo Dia”.

Vdekja e tij ka lënë të hidhëruar shumë fansa të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjete sociale për humbjen e tij.

Ndërkohë vdekja dhe shkaqet e sulmit ndaj tij janë nën hetim nga policia vendase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *