• |
ide | kryesore

Rama ironi me Metën: I ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin

Lajme, Të fundit



Edi Rama iu përgjigj reagimit të Presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit deklaroi se askush nuk ka fuqi t’i bëjë presion dhe shantazh Presidentit të Republikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Ilir Meta nuk duhet marrë seriozisht, pasi është në fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët. Rama shkruan me ironi se i ka marrë Monika passwordin, të cilës i referohet si doktoreshë shkencash. Sipas Ramës, Meta po vuan tani pasi u ballafaqua me provat që ai i kishte dërguar për ‘mëkatin’ e tij ndaj Gent Cakajt.

Meta refuzoi dje dekretimin e këtij të fundit si ministër të Jashtëm. Sipas presidentit, ai ka mbrojtur tezën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ka treguar papërgjegjshmëri në detyrën e tij si zv.ministër të Jashtëm.

POSTIMI I PLOTË: 

Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passëordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani.

rama twitter



8 Comments

  1. Po ironi bëjnë edhe këlyhët e edvinit në këtë portal saherë kapen duke vjedhur, plaçkitur, mbjellur e transportuar drogë si në rastin e miskonjave.

  2. PO AI KA VETEM NJE DHE NUK PUNESON BURRAT E GRUAS DHE GRAT E BURRIT AMAN SA E LLAHTASHME SKA ANJE ISTIKT FAMILJAR DHE FLET PER TE TJERET.

  3. Me mire keshtu, hane kokat e njeri tjetrit.
    Thelbi i konflikteve te tyre, eshte ndarja e tregut, ndarja e copes, plackes.
    Nuk do tia di njeri per njerezit poshte.
    Ndaj dhe ju qe komentoni, mos u beni perkrahes emocional. Jane dy batakcinj qe kane ngrene ne nje tepsi.

  4. Daku po tregon shenja rrotkarizimi. Te mori Batoni ne qafe po dil nga ky muhabet me nder. Nuk eshte faji passwordit qe ti merr gra ne furre. Te shtin karet Batoni ty dhe fajin e kane te tjeret???

  5. ta tregoi dhjerja e stalinit edvin se pari diplomen dhe te vertetoj se esht dhjerje stalini qe mos ti dal se ishte dhjerje miladin popoviqi pastaj.

  6. Jam kunder Rames por me duket se Metes hajdut i ka humbur jo vetem paswordi por dhe user name i Moniqes.Shkuan me gjith familjen neper Kosove ,ne male dhe fusha ,bene qejf sa nuk thuhet me parate e popullit,moren dhe udhezimet perkatese dhe pastaj ,gruaja e burrit Ilir(sepse nuk lejohet si president qe ta kete gruan opozitare) kthehet ne Tirane dhe mban fjalim tip gallate per popullin e varfer.Ky Trimi i rralle(ka mesuar qe kur vdiq Prifti) na ben te fortin.Rama eshte i ndyre dhe hajdut,Presidenti bandit dhe hajdut,opozita rrugace dhe hajdut ,a e dini se kur ka lindur gjyshja e portierit?(thote shvejku)

  7. Si mund nje k/min. te perdori kete zhargon.Per me teper duke lakuar nje grua…
    Nuk ndodh ne asnje vend me demokraci minimale.Ky k/min. ka probleme me ekuilibrin mendor.
    Ps.
    Meta ka shume arsye konkrete per ti permendur gruan apo moralin ketij “peshqeshi “per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *