• |
ide | kryesore

Rama: Lidhja e Lindës me një bankë private dhe pse e sulmojnë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë konflikt interesi në faktin se bashkëshortja e tij, Linda Rama, ushtron profesionin e saj si anëtare e bordit të një banke private në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë konflikt interesi dhe nuk ka asnjë influencë interesash nëse gruaja e kryeministrit është në profesionin e vet dhe anëtare e bordit të një banke. Nëse do të ishte anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë, atëherë do të ishte muhabet tjetër. Kryeministri nuk ka lidhje me bankat, nuk kërcet sepse është anëtare e bordit, është profesioniste dhe ka shërbyer në atë bord për të dhënë mendimet e veta si profesioniste. Nga kërcet? Si kërcet?”

Në fund, edhe një paralajmërim, për të gjitha ata që ai thotë sot se e kanë orkestruar dhe janë angazhuar në këtë sulm.

“Dhe po të them edhe një gjë tjetër, se qeveria amerikane e ka ndjekur me shumë shqetësim sulmin që i është bërë ABI Bank si një bankë amerikane dhe ata që janë angazhuar në këtë sulm, politikisht e dinë shumë mirë. Ndërkohë që ata që janë angazhuar në këtë sulm për qëllime të tjera, për t’i shërbyer politikës e bëjnë për të marrë shpërblimet, që sulmojnë dhe marrin shpërblimet. Kjo është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë”, tha Rama.

“Sulmi i bëhet Lindës për shkakun tim”, u shpreh kreu i qeverisë.



7 Comments

  1. Ka shume te drejte KM. Numri i filjaleve te ABI Bank eshte rritur shume keto kohet e fundit por kjo nuk ka te beje aspak me pranine ne bordin e kesaj banke te bashkeshortes se KM

  2. Thuhet qe ABI bank eshte raportuar nga BSH si nje nder 3 bankat qe kane bere pastrim parash. A eshte e rastesishme qe Linda (ish Xhillari-Basha) eshte ne Bordin drejtues te ABI-it? Eksperte?! Linda nuk ka punuar ne banka dhe ka mbaruar Ekonomikun per Planifikim te Ekonomise Socialiste…

  3. Ha ha ha ABI nuk ka pune fare me kapitalin amerikan investues..It is a Fake Amerikan Bank…Emri nuk do te thote asgje…si puna e spitalit amerikan apo gjerman..qesharak qe nuk po di ku te kapet..

  4. Une jam Kadri zoti Rama. Po nga ata qe te qijne!!! Keto shperblimet e femije te porsalindur ku derdhen? Po kursimet e atyre qe kane qene te NBG bank?
    Te shkerdhefsha te gjalle e te vdek o ordiner mashtrus

  5. Pas emerit mund te fshihen shume enigma.,, e sidomos bordi, e antaret e bordit, por edhe kapitali se si eshte krijuar e nga kane ardhe keto rrezerva parashe qe disponon kjo bange, kur nuk ka te zote te saje. Prandaj dyshimet jane mese te drejta, se ne ate bange pastrohen parate e droges qe kane lidhje me pushtetaret, e per ta siguruar e maskuar veprimtarine,, i duhet shoqja LINDA, . Asgje, e as ndonje fantazi e alibi nuk do mund ta fshehe realitetine kesaj loje mafioze te mjeshteres se fshehjeve fiskale sic eshte gruaja e ketij palloshi.

  6. Origjina, investitoret e Abi Bank, jane te dyshimte. Jane fonde, me shume aksuonere, rus dhe amerikane. Mund te jene dhe si Amerikanet e Unazes re, apo ata te Armos.
    Por nuk ka lidhje direjte me leket e Rames. Dhe Linda Rama aty eshte vetem anetare bordi me nje rroge shume te mire. Leket e keture i pastron kryesisht nje biznesmen “ i suksesshem”, , qe se fundi ka blere dhe nje banke. Ai eshte lavatricja e parave te pushtetareve, ai pastron leket dhe majtas dhe djathtas. Deri dje si banke oastronte credinsi, sot jane bere dy, secili krahun e vet.

  7. ABI bank eshte lavatriçja e parave te familjes Rama-Xhillari. Ndodh rendomte ne mes te dites, ne mes te Tiranes. Sa per amerikane, kemi rastin e fundit te Delaware ne lotin e unazes. Mos themi pastaj qe amerikan ishte edhe Donald Lu, i apasionuar mbas peshkimeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *