• |
ide | kryesore

Rama shpërthen te Çani: Meta një i palexuar që po bën maskaradë duke u sjellë si kryetar i LSI

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta në studion e emisionit “Zonë e lirë” të Arian Çanit. Rama e ka quajtur Metën të palexuar dhe në shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Unë i kërkoj sinqerisht publikut të mos e marrë seriozisht këtë statusin e Metës në FB. Këtë ose e përdor Doktorresha Kryemadhi që i ka marrë pasuordin, ose do të biem në atë gjendjen që publiku të marrë armët dhe futet në llogore virtuale duke i hapur gropën vetes.

Në 2016-ën, Meta e ka marrë më pak se disa orë certifikatën e sigurisë sepse duhet të shkonte në aktivitet.

Meta ka futur një praktikë të panjohur më parë në historinë e presidencës që është në shkelje të Kushtetutës që e ndalon Presidentin të ketë opinione nëse ai i dekreton ose jo një ministër.

Nëse ka pasur një moment konflikti dhëmb për dhëmb politik ka qenë një konflikt mes Nishanit dhe Xhafës. Meta po sfidon kushtetutën në mënyrë të përsëritur. Ai ka vendosur që duke qenë në një tren papërgjeshmërie ti thotë Kushtetutës jam unë pa je ti.

Nishani ishte një president partiak dhe kur Xhafa u propozua nga unë si ministër PD të cilës nishani i shërbeu deri në fund. Ai doli në një konferencë shtypi dhe nuk la fjalë pa thënë dhe në fund tha që Xhafën: “nuk shoh dot me sy, por Kushtetuta më detyron ta firmos”.

Zgjedhja e ministrave është tagër i kryeministrit sepse ai është votuar nga populli. Meta ka marrë një inkursion antikushtetues të përsëritur. Nuk e dua një konflikt institucional. Tani e kam thyer heshtjen sepse tani ai është angazhuar në një krim, ndaj diturisë, ndaj pastërtisë, krim ndaj një djali, por nuk mundet do të njollosë qëllimisht duke e përdorur si mish për top kundër presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë duke ngritur një histori të plotë vulgare dhe antishqiptare.

Meta ka shkelur në mënyrë të përsëritur në mënyrë të me Lleshin, me kthimin e ligjeve që s’ka pse t’i ktheje si taksat. Ai nuk është aty për luftë. Ai është për të garantuar Kushtetutën dhe garancinë e institucioneve. Nuk më intereson se çfarë mendon ai për taksat. Meta është zhytur duke sfiduar ndarjen e pushteteve.

Pse nuk e shkarkoj Metën?

Shkarkimi kërkon 2/3 e Kuvendit dhe kjo është logjika që përdor ai. Mua nuk më shkarkojnë dot dhe unë bëj çfarë të dua. Ai mund të bëjë çfarë të dojë duke turpëruar veten e tij duke dalë nga shinat e kushtetutës duke u sjellë si kryetar i LSI-së në ditët më të këqija.
Nëse ia synon të drejtojë opozitën apo ka vendosur ta ktheje presidencën në një çizme të nderë të opozitës të ikur për pambuk. Unë nuk jam për konflikt institucionesh.

Caka është më i ditur sepse e njoh si Metën dhe Cakën.

Klajda Gjosha, 3 vjet ministre e integrimit nuk ka pasur certifikatë sigurie. Presidenti ka përdorur në mënyrë abuzive zyrën e tij për të goditur qeverinë duke i hedhur benzinë një zjarri që po ndizet në Kosovë dhe Shqipëri duke më përshirë mua dhe Thaçin si pjesë e një konspiracioni sikur duam ndarjen e Kosovës.

Të gjitha letrat janë të pastra. Olta Xhacka dhe Edmond Panariti nuk e kanë pasur cerfikatën e sigurisë kur janë dekretuar nga presidenti si ministra sepse nuk kanë pasur nevojë” – tha Rama. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Bjeri kokes ketij Maloku skaparlli qe ka hallin e spakut kerkone te fuse hundet si gjithmone,por likefloriri kujton se po ben pazare me saliun nanon mejdanin dhe te tjere,por kete rralle rama nuk eshte si keta more malok ilir

    1. E more urdherin nga Ridhjerja…shkrove, Por e di mire qe vendin e punes e ke me skadence..nuk te shpeton dot njeri..pa buks ishe e pa buke do behesh…

  2. Ky psikopati na qenkerka me i lexuari ,me ikenduari ,me i zgjuari ,me i dituriky nuk eshte tjeter vecse me -i droguari -qe hiqet sikur i di te gjitha ai vuan -nga -Mitomania -e vetvetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *