• |
ide | kryesore

Real vëzhgon Piatek në aksion: është polaku numri 9 në Madrid

Sport



Real Madrid e ka seriozisht për Piatek. Prej disa ditësh lajmi që vjen nga Spanja po trasformohet në një tratativë të vërtetë. Santiago Solari i ka kërkuar presidentit Florentino Perez një sulmues me peshë në tentativë për të zgjidhur problemin me golin, që nga fillimi i sezonit prezent. Hipoteza Mauro Icardi nuk duket e thjeshtë, të paktën për janarin, atëherë plani B ka emrat e Jovic të Eintracht Frankfurt, Ëerner i Lejpzig e Piatek.

Vetëm se ka një të vecantë që mund të bëhet decizive. Genoa gjendet në grumbullim në Spanjë, në San Pedro de Pinatar në provincën e Murcia. Të hënën është parashikuar një ndeshje miqësore kundër gjermanëve të Ëurzburger Kickers, skuadra e divizionit të tretë. Është parashikuar edhe që një i dërguar i Real Madrid të jetë prezent në stadium për të ndjekur Piatek.

Mbetet problemi cmim. Burime pranë Real thonë se Perez mendon të shpenzojë 30 milionë për sulmuesin polak, por Preziosi kërkon të paktën 50 milionë, që mund të shkojë në fakt edhe në 60.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *