• |
ide | kryesore

Rektorati i Universitetit të Tiranës thirrje studentëve t’u kthehen auditoreve

Lajme, Të fundit



Rektorati i Universitetit të Tiranës ka zhvilluar sot një mbledhje lidhur me situatën e krijuar në UT nga protesta e studentëve. Në vendimin që mban firmën e rektorit Mynyr Koni  të marrë në këtë mbledhje, Rektorati vendosi:

Së pari u bën thirrje studentëve ti rikthehen procesit mësimor, duke garantuar e të drejtën e studentëve  për zhvillimin normal të procesit  mësimor duke respektuar  nga ana tjetër dhe të drejtën e tyre për të protestuar.

Rektorati vendosi edhe marrjen e masave për të garantimin e plotësimit të programit mësimor për vitin akademik 2018-2019 nëpërmjet zëvendësimit të orëve të mësimit të parealizuara për shkak të protestës.

Së treti, marrjen e masave për shtyrje të afatit të pagesave të tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse.

Së fundi ngritjen e një grupi pune me përfaqësues edhe nga studentët  për përgatitjen dhe realizimin e një planveprimi në shërbim të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *