• |
ide | kryesore

Shtyhet afati për transmetimet analoge, kohë deri më 1 shtator për të blerë dekoderat

Lajme, Të fundit



Autoriteti i Mediave Audiovizive njoftoi se mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës parashikuar për në datën 15 janar 2019, shtyhet për në datën 1 Shtator 2019.

Në këto dy qarqe, aktualisht bashkë ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike, kjo metodë simultane transmetimi e cila garanton vazhdimësinë e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë periudhës tranzitore, do të vijojë deri në datën 1 Shtator 2019.
Kujtojmë se, për familjet tashmë të pajisura me dekoder, vijojnë transmetimet digjitale tokësore të cilat sigurojnë cilësi të lartë në 36 kanale televizive pa pagesë.

“AMA mban në konsideratë se në qarqet Tiranë dhe Durrës është përqendruar numri më i madh i banorëve dhe evidentohet, bazuar në të dhënat e deritanishme nga operatorët ekonomikë tregtarë, se ende nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2. Gjithashtu, duke mbajtur parasysh vendimin nr. 547/2018 të Autoritetit të Konkurrencës, që rekomandon rritjen e sensibilizimit ndaj opinionit publik, për qarqet e Tiranës dhe Durrësit, por edhe në qarqet në vijim ku pritet të ndodhë digjitalizimi, AMA vijon punën për përmirësimin e fushatës informuese për publikun, përfshirë edhe ndryshimin e përmbajtjes së spoteve informuese, njoftimeve, apo zgjerimin e kanaleve të komunikimit.
Kuadri ligjor që normon procesin e digjitalizimit kërkon domosdoshmërisht pajisjen e plotë të audiencës me marrës numerikë, ose dekodera, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë kësaj periudhe tranzitore.
Për këtë qëllim, AMA vijon të nxisë operatorët e tregut që të sigurojnë sasinë e mjaftueshme të këtyre pajisjeve, me qëllim finalizimin e këtij objektivi në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Ndërkohë, AMA po finalizon zbatimin e procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive edhe në qarkun e Vlorës, ku është i njëjti afat i mbylljes së sinjalit analog, 1 Shtator 2019. Edhe në këtë qark janë ndezur transmetimet numerike të operatorit publik dhe të disa prej atyre private kombëtare, prej të cilave ofrohet rreth dyfishi i kanaleve televizive pa pagesë, për ato familje që janë pajisur me dekoder DVB-T2.Autoriteti i Mediave Audiovizive
11 Janar 2019″, njofton AMA.



5 Comments

  1. Ky eshte nje turp… Digitalb i ka mbaruar aparatet e vetam edhe ne daten 6 janar, qe ishte data e fundit e ofertes, ne disa pika nuk kishin aparate ….dhe tani Ama ne sherbim te privatit rishtyn afatin…Aparate tregu ka plot…por nik kane keta qe komandojne tregun aipasinteresit….Po na e bejne kete deekoder sikur eshte ndonje super shkence e nuk u prodhoka dot….

    1. Nuk e kuptoj turpin, po e lejne pa dekoder deri ne shtator…pse qeka turp?? Nuk e bojne per ne, por per te ulur pakenaqesine qe po kalon limitin..Ne fund te fundit, per ne sa me shume te kaloje me mire eshte..

      1. per pakenaqesine jam dakort, por edhe fakti qe pritet fluksi sic e provuan me radhet kur u mbyllen heren e pare, dhe tani qe nuk kane aparate ….imagjino si do ndiheshin kur ti shisnin te tjeret e keta do prsnin sa te vinin nga Kina “super” dekoderat. Qe asgje nuk behet per ne, nuk kam asnje dyshim.

  2. Por dhe ce dhjet me fekale do marri 12 kanale te -RTSH-se ku nje dekumentar te kohes te pordhes jepet per dite i njejt ,injejti filem per dite ,i njejti koncert qe para 20 vjetesh, filma te kohes se qepes per dite dhe te njejtet filma .per femije po te njejtat programe per dite .Ata nuk mbushin dot nje program te nje kanali jo me te 12 kanaleve te tjere por vetem e vetem per te punesuar zarbat dhe gazetaruicet e partise qe paguhen me taksat e ketij populli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *