• |
ide | kryesore

Studentët i dedikojnë këngë Ramës, thurin vargje për kryeministrin

Lajme, Të fundit



Studentët e Shkencave të Natyrës, kanë zgjedhur një formë origjinale për t’i shprehur kryeministrit revoltën e tyre.

Ata i kanë dedikuar kryeministrit Rama një këngë labe shoqëruar me iso. Kjo ndodhi në oborrin e Fakultetit Juridik, ku studentët e FSHF-së hapën me forcë dhe derën kryesore të këtij fakulteti.

Më poshtë vargjet e këngës së protestës së tyre:

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,
na tha ngelësa, na tha qen
herë pengmarrës, herë qorra,
gjë pa thënë nuk na ka lënë.
E na flet për edukatë, i gjati kryeministër
nesër do të na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapister.
Jepi Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj
Ne të gjithë jemi fajtorë, vetëm ti nuk paske faj.
S’jemi ngelës s’jemi qen, s’jemi dele siç do ti
për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një.

https://www.youtube.com/watch?v=ch8O964khD4



3 Comments

  1. Të dashur sdudentë !

    Vetëm nqs do ta sulmoni me gurrë e hunj edvinin e edvinistët do të mund të fitoni të drejtat tuaja.

  2. Nje dedikim folklorik per te kuptuar se ne c’nivel ndodhet e ardhmja e inteligjences Shqipetare.
    Ngjan si nje perseritje, por me banale, e historise te krijimit te qyteteve ne Shqiperi ne vitet 1945-1960.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *