Përplasja mes studentëve dhe policisë vazhdon ende. Situata është më e tensionuar në fakultetet e Ekonomikut dhe Juridikut.
Në tentativën për t’i ndaluar që të ngujohen brenda ambienteve të fakulteteve, forca të shumta policore dhe roje sigurie kanë ushtuar dhunë dhe presion ndaj studentëve.
12 orë tension te juridiku dhe ekonomiku. Përplasje me policinë
Sali Berisha ka publikuar dy video të minutave të fundit me përplasjet mes studentëve dhe policisë. Ai shkruan se përkundër dhunës policore, studentët janë të vendosur në vazhdimin e grevës.