• |
ide | kryesore

Vrau vajzën, dhunohet në qeli babai i viktimës

Lajme, Të fundit



Dhunohet në qeli nga të burgosur të tjerë, Aleko Petro, babai që masakroi vajzën e tij duke e goditur me mjete të forta 8 herë në kokë.

Pasi gjykata greke e la në burg pa afat, 52-vjeçari është dhunuar psikologjikisht e fizikisht në burgun e Koridhalos.

Vasilis Noulezas, avokati i 52-vjeçarit shqiptar, ka treguar se pas kësaj ngjarje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas avokatit, 52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike. Ai tregon se Aleko i kishte rrëfyer që ka frikë për jetën e tij. Shqiptari ka thënë se u sulmua egërsisht dhe ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas.

Aleko Petro ka pranuar  vrasjen e vajzës së tij Anxhelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me  një emigrant afgan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korfuz më 2 Janar. Ndërkohë, trupi i Anxhelina Petros mbërriti në Shqipëri më 8 Janar dhe u përcoll për në banesën e fundit të nesërmen. Trupi i 29-vjeçares prehet në vendlindjen e saj, në Berat.



2 Comments

  1. Po pse ka frike per jeten e tij!? Ky sikur terkoi t’a varnin qe te prehej i qete trupi vajzes masaktuar prej tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *