• |
ide | kryesore

Kush qe Çani, Edi apo Ariani?

2, Ide

Me të vetmen aftësi reale që i ka mbetur, atë të një aktori të mirë që duhet të nxjerrë në skenë një personazh të ngjizur keq, Edi Rama hodhi një ide të re në paraqitjen e tij përballë Arian Çanit. Ai drejtoi vështrimin nga kamera, bëri një pauzë të gjatë, simuloi një vuajtje që i buronte nga përbrenda dhe iu drejtua publikut gjithë dhimbje: “Jini të kujdesshëm, se nuk e kanë me mua, por me ju”.

Shigjetimi ishte për Ilir Metën që nuk dekretoi për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë akt.

Sipas kryeministrit, i tërë ky grupim, i shtrirë nga Tirana në Prishtinë, nxitet nga ndjenja e errët e xhelozisë për të rinjtë, nga armiqësia për modelin e tyre të panjollë dhe të pamëkatshëm, nga mbrapshtësia për të mos i lënë të afrohen të dy pjesët e mëdha të kombit.

Pasi renditi këto argumenta, shefi i qeverisë u kthye sërish nga kamera për t’i folur publikut: “Unë jam këtu për t’iu mbrojtur nga kjo lukuni që kërkon të marrë peng të ardhmen tuaj”.

Meqënëse përpos debatit juridik (a duhej apo jo çertifikata), Edi Rama e trajtoi konfliktin e fundit edhe në sferen shoqërore dhe politike, të pacekur deri më tani, patjetër që është interesante të ndalesh edhe tek ajo.

Dhe në këtë kuptim rasti i Gent Cakës është mjaft ilustrues për të gjithë tërmetin e fundit që pësoi qeverisja e rilindjes.

Ai është simboli i kësaj aradhe, ndoshta ekspertësh të rinj, të shkolluar, por që nuk kanë lidhje as me meritokracinë e ngjitjes në politikë, as me karrierën brenda partisë që i mandaton dhe as me shqiptarët, të cilëve ua kanë kërkuar votën të tjera personazhe.

Pra, në kuptimin shoqëror dhe politik, katapultimi i Gent Cakës dhe ministrave të ngjashëm si ai, mbetet i papranueshëm.

Ndryshe nga sa thotë Rama, ai nuk është një garanci për të ardhme më të mirë dhe më demokratike për shqiptarët, por rrëshqitja drejt një pushteti personal, të ngjashëm me atë të “vëllait Erdogan” apo të princit trashigimtar të Arabisë Saudite, Mohammed ben Salmane Al Saoud.

Në asnjë model të mirfilltë vendi demokratik, askund, nuk mund të ekzistojë një kabinet me kaq figura të panjohura dhe pa pikë lidhje me partinë që ka në duar pushtetin.

Në asnjë sistem perëndimor nuk gjenden kaq ministra të patestuar përmes votës së qytetarëve.

Vërtet Edi Rama në shfaqjen me tepsi në dorë në verën e 2017, u kërkoi shqiptarëve i vetëm pushtetin, por kjo kërkesë kishte të bënte me shkëputjen nga aleatët politikë dhe aspak me një mandat të pakufishëm për të bërë ç’ti donte qejfi.

Në këtë kuptim, ndryshe nga sa u thotë shikuesve me sy të ngulur nga kamera, ata po i tradhëton ai vetë. Ai po bëhet pengesë për një sistem të hapur, me rregulla loje, ku vlera e votimit e ul voluntarizmin individual.

Me Gent Cakajn dhe me shumë të singjashmit e tij në kabinet, ai kaloi çdo limit të delegimit të pushtetit në duart e veta. Prandaj edhe për këtë i duhej thënë ndal me të gjitha mjetet ligjore apo ekstra ligjore qofshin ato.

Por, përtej këtij problemi disi teorik, qëndron edhe një tjetër, tejet më praktik. Ai lidhet kryesisht me komunikimin dhe me tendencën e Edi Ramës për ta shitur të zezën për të bardhë.

Si ka mundësi që edhe regresin e ndryshimeve të fundit në qeveri, ai u mundua ta paraqesë, në “Zonë e Lirë”, si një garanci më shumë për shqiptarët ? Si ka mundësi që akte të tilla të paimagjinueshme për çdo demokraci normale, ai i reklamon si digë ndaj frontit lokal të së keqes ?

Dhe këtu kthehemi sërish tek ajo që pamë që në fillim të shfaqjes së tij përballë Arian Çanit.

Tek talenti i konfirmuar i një aktori të mirë, që duhet të shfaqë në skenë një personazh të ngjizur keq. Sepse këtë bëri Edi Rama të premten në mbrëmje. Këtë përsëriti edhe një javë më parë tek Ermali. Këtë model shumfishon edhe me postimet në rrjetet sociale.

Prej kohësh ai do të pompojë sozinë duke fshehur të vërtetin. Ai do rolin dhe jo realitetin.

Prej kohësh e ka kuptuar se është më mirë që njerëzit ta përqeshin si karagjoz, sesa ta urrejnë si mafioz, ta neverisin për lakuriqësinë, sesa ta luftojnë për grykësinë.

Prandaj, në “Zonë e lirë”, ai u mundua të jetë ai që nuk është. Prandaj zgjodhi atë emision, autori i të cilit ka aftësinë e dyfishtë që të luajë vetveten. Dhe e bëri mirë. Aq sa të premten tek Çani, ishte shumë e vështirë të dalloje, kush qe Rama dhe kush qe Ariani.

©Lapsi.al

29 Comments

  1. O Ram mos u lodh. Ty nuk te beson as Linda tani. Mjaft vodhe, leri filmat, ke 6 vjet qe ben aktorin. MJAFT! U bere bajat, i peshtire paske qene. Do mbajesh mend si nje hajdut ordinere, i rendomte.

  2. Per sa kohe te kete perballe kadrinj te zhytur thelle ne llum kazani rama i fiton zgjedhjet .Shumica derrmuese e shqiptareve e besojne ate dhe jo kadrinjte.Ne njefare menyre egzistenca e kadrinjve te zhytur ne kazan eshte fati i tij i mbare politik.

    1. Legeni pergjigjet vete, gjoja se eshte kometues sepse ky bir k. Uk punon a nuk ka punuar asnjehere per vendu por vetem per te vjedhur e lehur neper portale, ky mbeturina biologjike e nolit dhe Konices

  3. Ja komenti im perpara 10 oresh ne gazeten tema qe Mero Baze Servili nuk e publikon:
    Artikulli: Shqiperia nje vend i paparashikueshem, por jo i merzitshem si … Danimarka.
    @Lorenc Vangjeli
    Ke filluar me ne fund te analizosh diçka, por vetem sa ke filluar.
    Mos u qaj hallin demokracive te tilla si Danimarka, Suedia, Finlanda!
    Sistemi politik shqiptar prej afro tre dekadash nuk eshte absolutisht:
    AS REPUBLIKE PARLAMENTARE,
    AS REPUBLIKE PRESIDENCIALE,
    AS MONARKI PARLAMENTARE,
    AS MONARKI KONSTITUCIONALE,
    ESHTE REALISHT: REPUBLIKE KRYEMINISTER-HALE.

  4. E veshtire te dallosh kush qe Rama, kush Arjani, por tmerresisht e lehte te dallosh Ando Bushatin qe i bie atij fyellit qe e ka me nje vrime vetem. Hapim portalin per lajme, por lajmi eshte i pandryshuar qe dy vite. Rama i keq, Luli i mire (por nuk e lene te shkretin). Shihemi prape pas dy vitesh kur shume gjera do kene ndryshuar por te lapsi i njejti lajm vazhdon, njelloj si ne 2011, sot ne 2019, dhe neser me 2020.

  5. Si gjithon ne shqiperi e ka thene vraniski ne 1997 nuk kuptohet kushe eshte djalli e kush engjulli djalli vet jane te gjithe .zoti e shpetofte shqiperin nga kjo kaste e rreziksme .PERSHEMBULL PO LEXOJA MREM BABARAMEN NJE GAZETAR SHUME SHUME ZERJOZ PER ATE BATON MILLOSHEVICIN BEHET KAQ I FUQISHEM NE TIRAN ZOT RUANA NGA KETA DUSHAN MUGOSHA MILADIN POPOVICA E ENVER HOXHA KETA KAN PLANIN B DHE C NENE MENGE THACI VUCICI ME KRYEGUZHINJERIN RAMEN DHE MBESHTETJEN NGA RUSI DO BEJNE PRESION O NE NE PUSHTET O BALLKANI NE LUFTE DGE PASTAJ DIHEN PASOJAT E LUFTES NE BALLKAN E ME GJER DHE PO NGELEN NE PODHTET DO KENDOJME KENGEN TITO ENVER JEMI GATI KURDOHE SHUME SHPEJT….

  6. Sa të kemi një turmë shumë të madhe parrazitësh, si ky maloku, qelbësira e vogël, që ka replikuar, vështirë do ta kemi të ndërtojmë një shtet normal, sepse këta plehra që ne i quajmë popull janë thjeshtë PARRAZITË, që përpiqen të mbijetojnë duke u shitur sa tek njëri tek tjetri, pa punuar, pa kontribuar pa paguar taksa, por duke parrazituar në kurriz të njerrëzve të ndershëm punëtorë..

    Pra rreziku nuk është as Rama, as Basha, as Meta dhe as ndonjë politikan tjetër.

    Rreziku i vërtetë, por i injoruar prej nesh janë këta parrazitë, që janë në numër të konsiderueshëm.

    Prandaj duhen shtypur parrazitët, dhe pastaj çdogjë do të bëhet më mirë.

  7. O Bushat dhe sivellezerit tuaj qe sot nuk e honepsni dot E.Ramen.Edi Rama more zoteri nuk u be sot i tille me gjithe te keqijat se i ka.E.Rama i Tille ka qene qe ne fétus e cdo dite te jetés dhe veprimtarise se tij.E.Rama i Tille ka qene dhe atehere kur ti dhe te tjere si ti,dalldiseshit dhe harboheshit nga gojetaria,gjenialiteti dhe universaliteti i E.Rames.Na leni rend ne qe nuk e kemi dashur asnje sekonde ta shajme dhe kritikojme.

  8. Nuk duhet shume mend apo eksperience per te kuptuar çanin,
    Shihi fetyren, ja tregon te gjitha: Nuk ke ku ta fusesh, ose si i thone nje fjale: Sa pamja, aq shpirti.

  9. Bushat analiza qendron nga ballanca jote .Basha nje spurdhjak i deshtuar ,u katapultua ne gjithe ministrite,pa asnje lloj eksperience,pa asnje lloj baze ,ministrite e brendeshme,e jashteme,e transportit,kryetar bashkie ne tirane,kryetar partie i PD,pse sepse desh Saliu.Pse nuk fole TI Bushat asnje fjale per kete skuth ,qe mori ne qafe komplet nje shtet ,vrases ,hajdut,genjeshtar dhe ti e di vehte se kush eshte.Mos te them per cunin e Fahriut qe eshte ber si punonjes i rruga ures sepse s;ka asnje merite,apo goca e Azemit qe vjen si pilaf ne parti dhe ben deklarata koti.Shteti jam une,ndoshta Meta dhe Rama jane njelloj.Analizat mbaruan,studentet tani duan breke te kuqe,dhe Shkulkari na del sikur c’mendon,eshte bosh fare pa asnje materiale,thjesht shaj dhe pastaj kazani qendron .

  10. Ja ke çjerre masken hipokritit,demagogut,mashtruesit me njeqind fytyra,atij qe u perpoq te hynte
    tek PD-ja,por e perzune,qe e moren tek PS-ja,por i futi gishtin te gjitheve,duke terhequr prane vetes
    vetem drogaxhinjt dhe hajdutet,si edhe pordhitikanet e deformuar provinciale,te tipitTaulant Palla
    dhe Erion Braçe.
    Rama ecen ne gjurme te baballarve.A nuk e zhduku edhe Enver Hoxha te gjith garden e vjeter?
    Te rinjt qe erdhen e njohen per Zot.Te larguarit nga Rama nuk mund te hapin gojen per pislleqet
    qe i kan bere bashke.per kete eshte i sigurte Rama.Eshte po aq i sigurte,se keta qypat e rinj,do te
    jene kukulla ne dore te tij,nuk do vjedhin,per te harruar miliardat e vjedhura te te pareve,ku pjesen
    me te madhe e ka marre Rama vete.Keshtu qe,”pastrohet paksa imazhi drogaxhiut”.Ka mbetur per
    tu eliminuar vetem nje,me i rrezikshmi,njeriu me nje mije fytyra,pa bese,pa ndere,qe nuk skuqet
    edhe kur te genjen sy per sy,makiaveli modern,Erion Veliaj.Qe,nese nuk fiton mandatin si Kryetare
    Bashkie,bie pergjithmone,fiton perseri,e sigurte qe i han koken Rames se degraduar.

  11. Ki i gjati ine ngeli duke thene kazan kazan dhe vete rrine gjithe ditet e javes brenda ne kazan . Gjithe kohes thote kadri kadri dhe vete eshte me kadri se kadrinjte ose me sakt po bene KAZAN KADRIUN . Edhe propaganda , arma me e forte qe ky KAZAN KADRI kishte , po i del kundra . Me propagande (qe edhe gebelsi do ta kishte zili), genjeshtra e premtime te pambajteshme erdhi ne pushtet , tani qe e shikon se nuk ka mbajtur sikur nje premtim te vetem po bene kllounin . Eshte po kjo propagande qe do ti japi shqelmin e fundit ketij funderrine te kazanit te kadrinjeve .Por kuptimin e plote keti KAZAN KADRIU ja ke dhene ti Bushat me paragrafin e parafundit ku i thua : ” Prej kohësh e ka kuptuar se është më mirë që njerëzit ta përqeshin si karagjoz, sesa ta urrejnë si mafioz, ta neverisin për lakuriqësinë, sesa ta luftojnë për grykësinë ” .
    Doja ti thoja edhe dy fjale per Bashen . Pashe emisionin Opinion te se enjtes dhe ngela shume i zhgenjyer nga Basha . Ne vend qe Basha te sqaroje popullin pse duhet te vije ne pushtet , te paraqese programin se si do te drejtoje , bente opozitarin e opozitareve(gazetareve) . Te besh debat apo me keq ti thuash se po bene punen e Rames Andi Bejtes eshte naivizem ose injorance totale . O z.Basha a e kupton se ky i gjati i ka mbath kepucet me kohe per nje rruge pa kthim ? O z.Basha a e kupton se je ti qe akoma nuk i jep siguri ketij populli prandaj edhe ky i gjati ine bene PALAÇO KAZAN KADRIUN dhe nuk i dridhet qerpiku nga ty ? O z.Basha a e kupton qe nuk duhet te debatosh me gazetaret pse ata te pyesin me çkod zgjedhor do vish ne pushtet , apo kur te pyesin se çfare do beshe me sistemin e tenderimit , apo me keq akoma tu kerkosh gazetareve te bejne punen tende ? Reformohu ti dhe partia jote e para dhe mos jep si shembull reformimi zgjedhjet ne Vlore dhe Shkoder por jep edhe ato te Durrsit dhe Gjirokastres . Reformhu ti dhe partia jote e para ne menyre qe studentet te te mos japin shuplaka siç te dhane por te shohin tek ty dhe partia jote te ardhmen .
    Me reformim ti duhet te kuptosh ne radhe te pare permiresimin e kodin zgjedhor .
    Ne radhe te dyte vetingje ne politike , drejtesi , mjekesi , bashki , sidomos ne polici dhe arsim dhe shume te tjera .
    Ne radhe te trete reforma per nje luft pa kompromis korrupsionit ne te gjitha fushat .
    Ne radhe te katert eliminimin me ligj te PPP-ve , mosjejimin ne tendera te kompanive offshore dhe sanksione te tjera.
    Ne radhe te peste dyfishim rrogash dhe pergjysmin te punonjesve ne aparatin shteteror .
    ……………………………………………………………………………………………….. etj etj .
    Dil para pasqyres dhe shikohu ne te , ajo nuk te genjen kurre . Reflekto , zgjedhjet lokale jane shume afer dhe duhet te fitosh minimalisht 35 Bashki per te qene lider i opozites dhe njekohesisht te kerkosh zgjedhje te reja parlamentare . Edhe ti njesoj si PALAÇO KAZAN KADRIU kepucet i ke te veshura nese nuk reflekton dhe bene zgjedhjet e duhura dhe programin e duhur .

  12. Or taj xxxx, qenke kokeloqe me I shkolluar se stalini, apo zigur k(q)ari. Duhet te jesh pordhim neoliberal I pordhuar ne universitetet kristal, vitrina llamarina qe hapet gjate viteve 2007 2013,dhe qe I zhduku Rama.

    1. Ti je aq hajvan saqë nuk e ke të qartë se tek universitetet tip kristali shkojnë sivëllezërit e tu hajvanë të të gjithë partive që notën maksimale 6 e keni patur vetëm në fiskulturë.

      Në qoftë se ti idiot do të kishe renditur kaq argumente e arësyetime sa xxxxxxx, ti do të merje doktoraturë dhe edvini nuk do të të linte komentues me pagesë, por do të të kishte bërë ndonjë përgjegjës a ndonjë brigadier qelbësirash.

      Por hajvanllëku yt duhet të ketë qenë aq i madh sa që të ka lenë në këtë nivel të ulët, vetëm se në familjen tënde merr shumë vota injorantësh..

  13. edhe pak gjatoshi fiton sespe me ju ai tall koqet.Basha,djali I Fahriut,goca e Azemit,Salinjanji dhe Gruda etj jane me livando ,pa asnje lloj merite,qe tani Rama keshtu sic eshte ,hjadut pa breke,pornografik me name ..fiton sespe I del me gjoks punes dhe vjedhjes ,por ka bere nje gabim qe Metes nuk I dha 7% .

  14. Rama sillet keshtu se ju ka ju, kur them ju e kam fjalen per te gjithe ju. Sot ps-ja ka ramen, neser do te kete erionin, ktu do jemi, prap njesoj do flisni, sikur nuk i njihni, kerkoni zotin por ne fund zgjidhni djallin, vetem se jane te majte

  15. Po bushat, një actor të mirë, që shfaq në skenë një personazh Moster si Promethe.
    Këtë bëri eri & aari
    të premten në mbrëmje.
    VEREJTJE
    Une per vete shijova sinqeritetin e
    er-it kur tha literalisht shqip
    (te fshehten perveluese) :
    Une nuk iki as kur donI JU,
    as kur dua uune 🤣

    Kur te duan ATA,
    o Kadrinj qe rrihni ujë ne Dibek…. Prandaj trimerohem uune puneziu Çirak I kapur ne çark…
    Eh, ça t’ bon xhahilnia, Makuteria, narcizomania!!
    Ene actor….

    Dhemysshem.

  16. Me pelqen Bushati ne analizat e tij edhe pse tendencioze dhe kundra vullnetit te tij,pasi une shoh tek Bushati nje opzitar te sfocuar ndaj Edi Rames.

  17. Gazeta lapsi (Bushati,Shkullaku dhe Lubonja) si dhe pjesa dermuese e komentuesve mbi Edi Ramen do ti ndaja ne tre grupe:
    1.Ata te cilet nuk kane ate nivel qe ta kuptojne Edi Ramen(kta jane me te ndershmit nga dy grupimet e meposhtme).
    2.Ata te cilet e kuptojne por per shkak se jane militant partiak dhe te pa edukate shprehen ne ate menyre per edi Ramen(hipokrite).
    3.Ata te cilet e kuptojne shume mire Edi Ramen(sic jane Bushati,Lubonja,Shkullaku,Zheji etj.) por e paragjykojne ,keqinterpretojne,e sulmojne me pate drejte per disa arsye: interesi personal,financiar,xhelozi dhe indirekt pa ose me vetedije ndoshta ndonjeri paguhet nga vendet fqinje me cdo kusht qe Shqiperia te jete nje anarki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu