• |
ide | kryesore

Bëni gati valixhet, Kanadaja hap dyert për 1 milion emigrantë

Lajme, Të fundit



Ditën e djeshme CNN ka publikuar një lajm mjaft interesant ku shkruan se tashmë ka ardhur koha të bëni gati valixhet.

Kjo pasi Kanadaja ka planifikuar të tërheqë më shumë se një milion emigrantë, duke i bërë banorë të përhershëm të vendit në Amerikën e Veriut.

Vetëm në 2017 në Kanada janë vendosur rreth 286 mijë emigrantë, ndërsa për 2019 pritet që shifra të arrijë në 350 mijë.

Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen, që ka mbërritur në këtë vend si emigrant nga Somalia, tha se:

Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen si shumë vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që po miratojnë politika më të kufizuara të emigracionit, thuhet më tej në artikull.

Kanadaja është e përkushtuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje për refugjatët.



3 Comments

  1. faleminderit ,zoterinje qe po ofroni ,shpopullimin e popullsis dhe grabitjen e trojeve shqiptare ,spaku sapo po pregatitet te njoftojne, arrestimin e korrupsionit te organizuar ballkanik ndaj kombit shqiptare duke grubulluar keshtu pasurit kombetare nen administrimin kombetare ne dobi te popullit,ku pacmangeshem con kombin drejt bashkimit zhvillimit permirsimit sepse pasurit nentoksore te grabitura deri tani i mundesojne kombit tone te jetojne 10 fish standart jetese me mire se cdo vend i evropes, vllezer mos bini pre e mashtrimeve mediatike politike dhe ckombtarizuese,behuni ne unitet mendimi dhe veprimi te shkulim nga mezi jone keta rrenje kanceroze 1 shekullore te organizuara qe per 1 shekull nuk lane padrejtesi pa bere mbi ne,ju ftoj ne durim dituri urtesi unitet mendimi dhe veprimi,te ndjeshem dhe shkathe qe padrejtesise pasuesve te saje ti japim goditjen qe meritojne ,qe te mos kene nevoje femijet tane te beher rober te tjereve por zoterinje ne shtepin e vet sepse e meritojne na lluroj zoti na lan te paret ne duhet ti dalim perzot te mos mashtrohemi,kaq leht,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *