• |
ide | kryesore

Emergjenca në Shkodër, dëbora ia le vendin ngricave

Lajme, Të fundit



Në Bashkinë Shkodër rënia e dëborës është ndërprerë. Si pasojë e temperaturave të ulëta nën 0 gradë ka prezencë ngricash.

Bashkia e Shkodrës informon se po punojnë 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve  për pastrimin e rrugëve urbane nga dëbora.  Një fadromë e madhe , dy borëpastruese dhe 3 grejdera po punojnë për pastrimin e dëborës në të gjitha rrugët e qytetit.

Një grejder  po punon në segmentin Ura e Bunës-Shirokë dhe një fadromë po punon në segmentin Shirokë-Zogaj.

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve dhe  të Shërbimeve Publike vazhdojnë të punojnë për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve dhe shpërndarjen e kripës së nevojshme.

Njësia Administrative Dajç:

Rrugët janë të kalueshme. Energji elektrike nuk ka vetëm në fshatin Darragjat . Në fshatrat e tjera ka. Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Qendrat shëndetësore funksionojnë.

Njësia Administrative Velipojë:

Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht.

Në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, për arsye të ngricave ka probleme në qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segmenet rruge.

Njësia Administrative Ana e Malit:

Rrugët janë të kalueshme.  Ka energji elektrike. Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Qendrat shëndetësore të hapura.

Njësia Administrative Bërdicë:

Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht.

  Njësia Administrative Rrethina:

Rrugët janë të kalueshme. Rekomandohet që lëvizja të bëhet e moderuar sipas situatave dhe përdoruesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar për shkak të ngricave. Është punuar me dy fadroma për hapjen e rrugëve. Ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore janë të hapura.

Njësia Administrative Postribë:  

Rrugët janë të kalueshme. Energji elektrike ka. Po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme  të rrugëve me mjetet  e Bashkisë dhe punonjësit e njësisë vendore. Dy fadroma po punojnë në aksin rrugor Ura e Mesit-Prekal dhe një në rrugët e brendshme të Njesisë Administrative.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore funksionojnë normalisht.

 Njësia Administrative Pult:

Aktualisht ka 40 cm borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme, po punohet për mbajtjen  hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës. Ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor.

Njësia Administrative Shosh:

Në Malin e Shoshit ka mbi 1 m borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me  fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti të bllokuar. Në fshatra ka 60-80 cm borë. Nuk ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor.

Njësia Administrative Shalë:

Në Nj. Ad. ka rreth 40 cm borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Nj. Ad. me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit. Ka energji elektrike. Infermierët janë në punë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *