• |
ide | kryesore

Inter e ardhmja e paqartë: 800 milionë euro nga një fond i Hong Kong, vë në mendime Zhang

F1, Sport



Ardhja e Beppe Marotta në shoqërisë, blerja e Diego Godin nga Atletico Madrid për verën e ardhshme dhe mundësia që në të ardhmen të mbërrijë nga Juventus në Appiano Gentile edhe Federico Cherubini, janë sinjale të vullnetit të Suning për të bërë një Inter të madh, për të thyer kështu hegjemoninë e Juventus, por në horizont dicka mund të ndryshojë dhe shpejt madje. Sipas asaj, që thotë Il Messaggero, një fond nga Hong Kong është i interesuar të blejë klubin zikaltër.

Oferta e parë e tyre është refuzuar. Për momentin Zhang Jindong nuk duket se ka ndërmend të shesë klubin, por përballë një super oferte, rreth 800 milionë euro, mund ti japë fillim tratativës (që në këtë rast do të ishte e gjatë).

Nuk është hera e parë që flitet për një shitje të Inter nga ana e Suning, por Zhang ka mohuar gjithnjë cdo zë e këtë herë duket se mund të rezistojë përsëri. Duke filluar nga korriku do të mbyllen edhe limitet e vendosura nga Fair Play Financiar e objektivi i Zhang për ta kthyer Inter të madh do të jetë më e lehtë për tu arritur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *