• |
ide | kryesore

Julia Roberts e çmendur për futbollin: 89 mijë euro për dy bileta, United e… Pogba

Sport



Julia Roberts, aktorja e famshme amerikane, është e cmendur pas futbollit dhe kjo nuk provohet vetëm nga 89 mijë euro për dy bileta, për të e bashkëshortin, për Kupën e Botës në Qatar 2022. Nuk ishte e paditur në fakt, dashuria e Roberts për futbollin. Aktorja është një tifoze e madhe e Manchester United e shpesh ka publikuar edhe foto me lojtarët e Red Devils, që janë bërë menjëherë virale. Një pasion që Julia ia ka transmetuar edhe fëmijëve: Patricia, Phinnaeus e Henry. Të gjithë janë të lidhur me United e nuk mungojnë në shkallët e stadiumit, në turnetë veror të skuadrës.

United, kështu, është një cështje e familjes. Një dashuri e vecantë, në vecanti për Paul Pogba. Julia Roberts ka fjalë të bukura për mesfushorin francez Kampion të Botës. “E dua United për ndjesinë e familjaritetit që transmeton tek ne tifozët. Në vecanti duhet të falenderoj Paul Pogba. Një njeri i jashtëzakonshëm. U njoh me djalin tim dhe i foli. I shpjegoi që duhet të jetë një djalë i fortë e të ketë besim tek vetja. Ishin fjalë të bukura”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *