• |
ide | kryesore

Makina përplas këmbësorët, 2 të vdekur në Durrës (FOTO)

Lajme, Të fundit

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Durrës ku një automjet ka përplasur për vdekje 2 këmbësorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ish-kënetës ndërsa identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe një hetim ka nisur për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që përplasi këmbësorët, është ndaluar nga policia.
Informacion paraprak i policise

Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua).

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu