• |
ide | kryesore

Lista/ AMLF kërkon mbylljen e 476 faqeve online ku luhen ende baste sportive

Lajme, Të fundit

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i ka dorëzuar AKEP-it 3 lista me 476 adresa online ku vihen baste dhe kërkon mbylljen e tyre. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën me dije se ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet ëeb të dërguara nga AMLF.

“Çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme”, – apelon AKEP.

Pavarësisht se AKEP shprehet ka njoftuar kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit, shumë nga faqet e basteve online në listën e AMLF, kryesisht të huaja, mund të aksesohen ende. Prej 1 janarit hyri në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit.

LISTA 1

LISTA 2

LISTA 3

 

2 Comments

  1. Keto jane budallalleqe, mjafton te vesh nje VPN ne computer per ti shmangur te gjitha keto budallalleqe…Jetojme ne kohen e Internetit dhe arsyetojme si ne kohen e Barba Kolekes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu