• |
ide | kryesore

Ra Gent Cakaj… e u pamë

Blog



Migjen Kelmendi/ Nji ide shume fisnike, dashamirese, vizionare e Kryeministrit te Shqipnise Edi Rama dhe keshilltarit te tij te pashpallun, Baton Haxhiu, qe t’u jipet shansi emnave te ri prej Kosove, me pregaditje profesionale dhe ekspertize shkencore, me qene pjese e kabinetit te tij qeveritar dhe ma na ofrue e krijue te gjithe neve emocionalitetin e nji hapsine te perbashket e te njajtesueme politike, perfundoi ashtu edhe si mund te pritej, me nji drame te paralajmerueme.

Nuk ka qene zor me parapa se me flijue dhe me fut nji djal dhe nji çike te re ne rolin e stervitesave mbrenda kafazit me ‘kafshet politike’ te Shqipnise sot, se kane me qene ‘te çkyem’ dhe ‘ushqim’ per orekset dhe pangopesine e tyne destruktive.

Se Shqipnia sot asht nji arene korpusesh e armatash politike qe jane gati me i kap armet e me kall edhe njihere Shqipnine per pushtet, si ne vitin ’97, nuk ka qene zor me e pa.

Po cila asht drama, qysh u ba me e fut Gentin ne kete kafaz me keta Zoon Politicon te Shqipnise?

Gent Cakaj u ba emni dhe protagonisti, i cili ndihmoi me u ballafaque taboret tona politike, ne Tirane e ne Prishtine, me te verteten e akullt dhe te vrazhde se – kjo s’asht nji hapsine politike.

Nuk u cenue asnji fije as figura e as emni i Gentit, po u cullakue e u pa vrazhdesia e luftes politike sot ne Shqipni dhe lehtesia e padurueshme e kryeministrit Rama me u sill e me veprue mbrenda ketij realiteti a thue se po vepron mbrenda nji hapsine tashma te ndertueme e te njajtesueme politike Kosove-Shqipni.

Idea fisnike e Rames dhe Haxhiut se Kosova dhe Shqipnia munden me veprue e funksionue si Nji Hapsine Politike asht dhe mbetet vetem nji ambicie, nji deshire, tash per tash e larget. E deshmon Genti, e aq ma shume Ilir Meta me çarshine politike te Tiranes.

Jo vetem akti final dhe i turpshem (me argumentim edhe ma te turpshem e politikisht amatoresk) i Presidentit Ilir Meta, po edhe debati, sulmet, urrejtja ne pazarin politik te Tiranes ndaj dy politikaneve te ri prej Prishtine, ato akte qe jepnin e merrnin me racizmin si te kualifikimi – “Genti s’flet shqip as anglisht mire” (sic!) – krejt kjo hallakame dhe piskame qe u çue mbrapa nji djali te ri, ndihmon me u perballe me te verteta ma te medhaja:

Se Kosova e Shqipnia ende nuk jane Nji Hapsine Gjuhesore; nuk jane Nji Hapsine Kulturore; e lene ma Nji Hapsine Politike.

Edi Rama, para se me nis prrallen e Nji Hapsine Politike, ka qene dashte me i kushtue shume ma teper resurse, kohe e njerez krijimit dhe njajtesimit ma s’pari te Nji Hapsine Gjuhesore dhe Kulturore, e mandej me i hy ambicies per Nji Hapsine Politike.

Miqesia e Rames dhe Haxhiut, e cila me gjase po prodhon emocionalitet ma te madh sesa keta dy munden me trete – se Kosova e Shqipnia jane Nji Hapsine Politike – u thye mbi emnin dhe figuren e nji djali, i cili u dasht me vetflijim me i binde keta dy dhe tane neve – se idea e Nji Hapsine Politike asht vetem ide. Sado reale dhe e sinqert qe mundet me qene miqesia e ketyne dostave dhe deshira e tyne dhe e jona qe kjo hapsine me funksionue e njajtesueme.

Po them, ra Genti e u pame…u pame sa larg jemi, ngujue ne realitetet tona dekorue me ‘kafshe politike’ e kafaze!
Rokum.tv



27 Comments

  1. Turp! Turp! 1000 herë turp.

    Edhe vetë Genti është shumë më i ndershëm se ju pazari baton-migjen-hashim-edvin, Bile ai ka kërkuar dorëheqjen pas reagimit mbarë kombëtar kundër ideve edviniste, pikërisht për të mos degraduar në nivelin e edvinit e batonit.

    Po nqs evini e hashimi përpiqen për bashkim kombëtar vendosja e taksëss në Rrugën e Kombit këtij qëllimi i shërben.

    Ky shkrim jam shumë i sigurtë që është shkrimi i paguar, nga ata që janë të interesuar për përçarjen e kombit,

    edvinin vetëm ca të paguar e të sponsorizuar e mbështesin hapur.

  2. Migjeni i idhnuem me gluhen e nacionalizmin te vocerr i cili asht tue mendue edhe me e nda gluhen shqipe ne dialekte e jo ma me bashkue trojet…!!

    1. Migjeni e H.Matoshi skane lidhje me nacionalizmin.Ata po e shfrytezojne momentin me bo pak ndarje mes Shqiperise e Kosoves. Por kesaj here nuk ia le fajin vetem Migjenit, por faji eksaj here eshte pse u kriju kjo situate qe Migjeni me pas mundesine me bo perqarje. Per fat te keq reagimi ne Shqiperi qe mos me u zgjedh nje minister kosovar, per ne kosovaret ishte i papritur, dhe i turpshem. Askush ne Kosove se ka prit, po shyqyr fajin ia lane Gentit qe paska deklaru per shkembim territori (qe nuk eshte e vertete) e nuk u pa ne krejt Kosoven si refuzim ndaj nje kosovari, Nuk e kam fjalen per refuzimin e politieks, se politika ate pun ka, por refuzimi nga populli ishte i turpshem. Mbajeni mend kete rast Migjeni dhe Matoshi kane me perdor si precedent kur te vije nje rast i ngjashem ne Kosove

        1. Emu edhe “kosovari” eshte shqiptar keshtu qe thuj ,shqiptar Shqiperie,e jo shqiptar se duket sikur shqiptar ka vetem ne Shqiperi e kosovaret jane japoneze. Dhe per te informu ty, ne Kosove nje shqiptare nga Shqiperia ka qene deputete e VV, per 4 vite, Pasi e tradhetoi VV shkoi te LDk edhe per 4 vite te tjera, e tash eshte ambasadore e Kosoves ne Itali. 50% E VV,perfshi njonin qe jo vetem paguhet mbi 1000 euro muaji, e jo vetem nxit frym antiamerikane ne VV dhe KS, por kur perfaqesuesja e futbollit e Kosoves vendosi si moto”une biri yt Kosove”(poezia e Ali Podrimes nqs e din) ky tha,ai kosovar qe ka nene kosoven (e jo Shqiperine) paska babe Serbine.As pas kesaj deklarate,nuk u perball me rracizem. Keshtu qe ke zgjedh nje arsye pa arsye per ta shpreh deshiren tane qemos te udhehiqeh nga nje minister Kosove!

          1. e cuditshme se kur eshte per te mbrojtur veten e quani veten kosovare ..kur behet fjala per te perfituar e quani veten shqipetare…Ti me thua qe nje deputet ka qene Shqipetar..ketu behet fjale per zv ministrin e kultures, Ministrin e arsimit dhe Zv Ministrin e jashtem…te duket gje sikur jemi barazim???Shqiperia ka shume komunitete Kosovaresh dhe keta jane pjese perberese e popullsise…Gent Cakaj NUK PERFAQESON ASGJE NE DIPLOMACINE SHQIPETARE. Kemi shume njerez qe kane shume me teper kualifikime sesa ai. Paguajne taksat ne shtetin shqipetar(gje shume e rendesishme per te percaktuar pergjegjesite)..Kur Rama beri propozimin per “bashkim”, shume ishin nga Kosova qe ngriten zerin kunder …Tani duan te behen Ministra ne vendin tim me viktimizmin se jane kosovare dhe ne qekemi rraciste…Mos u beni patetike..

          2. Sa nga ju ne Kosove do ishin dakord te kishin nje Minister te jashtem qe askush nuk njeh ne kosove qe ti perfaqesoje ne te gjithe boten, dhe ne te njejten kohe nje ministre arsimi dhe me pare nje zv minister kulture…Mendohu mire, pyet rreth e rreth dhe pastaj me kthe pergjigje…

      1. Asdren je i painformuar.

        Ministre Arsimi është emruar një vajzë nga Kosova, Besa Shahini.

        Për Gent Cakajn, Presidenti Ilir Meta I ka propozuar KM për ta emëruar Ministër Kulture.

        Reagimi ka qenë kundër edvinit e batonit, dhe ABSOLUTISHT jo kundër kosovarëve.

        1. @Për qelbësirat dhe kurvat e rilindjes”,
          Gabohesh shok ,une nuk fola po mos te isha i informuar.E di qe Besa u pranu se po te mos pranohej as Besa , dukej qarte qe arsyeja ishte origjina. Kam lexu me mijera komente nga Shqiperia keto 3 jave, E une per popullin po flas, spo foli per politikanet.Por komenti dominant ishte, pse pak ka shqiperia qe te marrim kosovar, apo jemi dy shtete te ndryshme keshtu qe secili ne shpi te vet. kosovaret jane shtetas te huaj e plot marrezina te tjera. ..Ti me ofendon nqs me din aq budalle sa mos ta dalloja rrebelimin se pse u zgjodh nag Kosova. E thashe ne komentin e par,nuk e kam fjalen vetem per politiken, as veteme per njerezit publik, po per popullin (shikoje sondazhin te koha jone 90% duan qe ministri me qene nga Shqiperia, pra rendesi paska vendlindja e jo aftesia).Lexoje Gazeten Tema, Lexo ne Facebook, kudo. Une keto komente spo i bej nga kenaqesia, por me ta than troq, une per here te pare tash jam bind qe ne shqiperi i konsiderojne inferior shqiptaret e Kosoves e sado arsimim(3 universitete +2 mastera) me pas tjetri, prape si kosovar, te konsiderojne inferior. Batonin dhe Thacin spo e mbroj, por Gent Cakaj nuk meritoi ate reagim

          1. Asdren, fatkeqësisht duhet me e pranuar se me të vërtetë ka një numër jo të vogël shqiptarësh të Shqipërisë që kanë atë mendim, që ti shpreh në koment, për shqiptarët në Kosovë.

            Por rreth 10 vjet më parë ky numër ka qenë shumë më i madh se sot, dhe do të vijë gjithmonë duke u zvogëluar, sepse më përpara ne të Shqipërisë i paragjykonim shqiptarët të Kosovës, për shkak të propogandës sllavo-komuniste, ndërsa sot duke u njohur dhe komunikuar, kemi parë që në shumë aspekte ata janë para nesh, por për shkak të xhelozisë dhe përçarjes 50 vjeçare nuk e pranojmë

  3. Migjen,edhe emnin e ke te nje tjeter shqiptari,qe e kishte per pseudonim.Kjo asht mjaft,me deftye,se ju ne Kosove,e keni pas “mani” shtetin ame,te cilles i keni admirue me fanatizem,e deri ne “pakuptim”,edhe udheheqesit e saj komunista,duke mos e pas njoft asfare,realitetin e tmerrshem ketu,si nga ana politike (duke u denue shqiptaret prej komunisteve shqiptare,me keq se kosovaret,prej serbeve-tek ju),si dhe nga ekonomija e shkaterrueme.Nje kosovar,qe kish ardhe me pa njerezit e vet,ne Korce,ne vitet e komunizmit,(rralle vijshin kosovare ne Shqipni,ne ate kohe-ishin te vecante)mbasi u njoft me gjendjen e mikut te vet,e pyt:Sa mill blen ,me pagen e nje dite?Pergjigja:Une,kam page te mir,e me pagen e nji dite blej tre kile mill.-Ku-ku,pergjigjet miku kosovar,-a e din ti se une ne Kosove,me pagen e nje dite,blej nji thes me mill?Me siguri ky kosovar,ja ka tregu kosovareve situaten ne Shqipni,por megjithate,ju,ne at ane te kufinit,vijojshit,admirimin e pakuptimt,per regjimin qe nuk e njifshit.Dhe po e vijoni edhe sot e kesaj dite,duke na e tregue edhe me kete shkrim,ju zotnia Migjeni.Nji pytje,doja me ju ba:A ju duket normale,qe kshilltaret e kryeministrit shqiptar,,e sidomos,ata per politike te jashtme,te jene kosovar?I pari Batoni,qe e ka deklaru edhe vete ne Hage,se ka qene i angazhuem ne UDB jugosllave.I dyti,por i propozuem nga ky i pari,Sh.Maliqi,i biri i ministri te brendshem kosovar,qe i shkolluem ne Beograd per filozofi (qe askush nuk e dyshon,se ka ndjeke edhe rrugen e te atit dhe mikut te vet.E se fundmi,Cakaj,ky gjeniu juj,do kshillonte kryeministrin,per integrimin e Shqipnis,ne Evrope,e prej anej,na kalon ne ministrine e jashtme si zv/i ministrit tone te jashtem,duke mos zbatue as detyrimet ma elementare te detyres qe merr (Ky gjeni,qe ka kshillu edhe kryeministrin,nuk e ditka se duhet certifikate sigurije).Po ashtu edhe nji ministre tek arsimi,e kemi kosovare (besoj se e ke marr vesh si asht ba arsimi tek ne-lesh,e li).Cfar doni ma teper ju,qe po na jepni men edhe Presidentit?Apo kerkoni qe edhe kshilltarin e tij,ta sjell Batoni,prej Kosove????

      1. O Krist, po Kosova as nuk pasurohet e as nuk varferohet nqs nje banor i saj behet minister ne Shqiperi, keshtu qe mos e merrni si nje sakrifice te madhe qe Kosova nuk e meriton me bo nje sakrifice te tille per te. Ishte simbolike zgjedhja e nje kosovari, por Ra ky rast e u kuptu qe dashnia per njoni tjetrin ndoshta nuk eshte farse, ama per me udheheq njoni tjetrin, nuk paska deshire

  4. Migjen,edhe emnin e ke te nje tjeter shqiptari,qe e kishte per pseudonim.Kjo asht mjaft,me deftye,se ju ne Kosove,e keni pas “mani” shtetin ame,te cilles i keni admirue me fanatizem,e deri ne “pakuptim”,edhe udheheqesit e saj komunista,duke mos e pas njoft asfare,realitetin e tmerrshem ketu,si nga ana politike (duke u denue shqiptaret prej komunisteve shqiptare,me keq se kosovaret,prej serbeve-tek ju),si dhe nga ekonomija e shkaterrueme.Nje kosovar,qe kish ardhe me pa njerezit e vet,ne Korce,ne vitet e komunizmit,(rralle vijshin kosovare ne Shqipni,ne ate kohe-ishin te vecante)mbasi u njoft me gjendjen e mikut te vet,e pyt:Sa mill blen ,me pagen e nje dite?Pergjigja:Une,kam page te mir,e me pagen e nji dite blej tre kile mill.-Ku-ku,pergjigjet miku kosovar,-a e din ti se une ne Kosove,me pagen e nje dite,blej nji thes me mill?Me siguri ky kosovar,ja ka tregu kosovareve situaten ne Shqipni,por megjithate,ju,ne at ane te kufinit,vijojshit,admirimin e pakuptimt,per regjimin qe nuk e njifshit.Dhe po e vijoni edhe sot e kesaj dite,duke na e tregue edhe me kete shkrim,ju zotnia Migjeni.Nji pytje,doja me ju ba:A ju duket normale,qe kshilltaret e kryeministrit shqiptar,,e sidomos,ata per politike te jashtme,te jene kosovar?I pari Batoni,qe e ka deklaru edhe vete ne Hage,se ka qene i angazhuem ne UDB jugosllave.I dyti,por i propozuem nga ky i pari,Sh.Maliqi,i biri i ministri te brendshem kosovar,qe i shkolluem ne Beograd per filozofi (qe askush nuk e dyshon,se ka ndjeke edhe rrugen e te atit dhe mikut te vet.E se fundmi,Cakaj,ky gjeniu juj,do kshillonte kryeministrin,per integrimin e Shqipnis,ne Evrope,e prej anej,na kalon ne ministrine e jashtme si zv/i ministrit tone te jashtem,duke mos zbatue as detyrimet ma elementare te detyres qe merr (Ky gjeni,qe ka kshillu edhe kryeministrin,nuk e ditka se duhet certifikate sigurije).Po ashtu edhe nji ministre tek arsimi,e kemi kosovare (besoj se e ke marr vesh si asht ba arsimi tek ne-lesh,e li).Cfar doni ma teper ju,qe po na jepni men edhe Presidentit?Apo kerkoni qe edhe kshilltarin e tij,ta sjell Batoni,prej Kosove????

  5. Redaksise se Lapsi.Al !Komentin tim,e keni perserite me nje emer,qe vete e thote se eshte I paemer.Cfare do te thote kjo perseritje?Nese dikush kerkon te shkruaj,nuk duhet me e leju me perserit fjale per fjale Komentin e nje tjetri.Lutem,ta korrigjoni menjehere kete gabim te pakuptimte,duke e fshire komentin me emrin :I paemer!

  6. Per te gjithe komentuesit,me emerin I paemer.Duke pare kete gabim te Lapsit,gje qe ndodh,kur me komentet nuk u merrka asnjeri,por vetem nje automat,po kuptoj pse per te njenjtin shkrim,shpesh ka disa kemente me emrin tuaj te pa emer.Por nje gje nuk e marr vesh:Perseritja fjale per fjale te nje komenti,shkencetari shqiptar qe punon ne Zvicer,e quan plagjature dhe simbas ligjeve (apo kush pyet per ligje tek ne????) duhet te denohet.Dhe kuptohet tani,pse ju vijoni te shskruani ne kete forme,sepse askush nuk e merrka me “plagjaturat”.Perfundimisht,une po ndihem i respektuar dhe i nderuar,sidomos nga ju te gjthe qe nuk keni emera,qe perdorni komentet e mia,si lende te pare per komentet e juaja.Nderkohe,kjo gje jua ul shume vleren juve,apo kjo nuk ju ben me pershtypje?Cdo berr,varet nga kembet e veta thote populli,apo kush ja var popullit…….

  7. migjen kelmendi si babai i tij ramiz kelmendi shtrat serb ku rankoviqi e titoja qinin nnenat e babat e baton hagjiut,thaqit e asal mbeses se klookpqit.o njejti mut tis si edvono qe lindo ne qenefin negjmije nga dhjerja e stalinit.ket mzt njerz nir me rusin ,mir me rankoviqin tash edhe me mir me putin e vuqiqin.

  8. Cka eshte me se e turpshme eshte se kjo teme nuk mbeti vetem brenda debatetve te mirefillta politike.

    Rasti i Cakajt, nje gjeni i ri dhe me te ardhme te ndritur ne politiken shqiptare, i paster ne te gjitha aspektet, eskaloj ne nje tendence per lincim publik i orkestruar nga shume pseudo patriote per te njollosur figuren e tij ne menyrat me poshteruese te mundshme.

    Fajin nuk e ka politika si e tille. Faji i mbetet idioteve si Ilir Meta, qe per kush e di se cfare mosmarrveshje apo inati me Ramen vendos te shkel mbi dinjitetin e nje te riu ne menyren se si e beri. Megjithate te gjithe e kemi te qarte se kush eshte Meta…
    Faji i mbetet mediave dhe analisteve te njeanshem politik ne Shqiperi qe nuk lan gje pa thene per te perdorur situaten si arme ndaj Rames pa pasur pike meshire per pasojat qe mund te kete tek nje politikan i ri si Genti.
    Faji i mbetet organizimeve politike si ato te Levizjes Vetevendosje ne Kosove per te rrenuar politikisht cilindo qe nuk pajtohet me idete e tyre apo qe njehere ne nje kohe ishte pjese e saj dhe me pas u largua pasi me siguri kuptoj te verteten qe fshihet prapa asaj levizje kriminale dhe mentalitetin e tyre primitiv.

    Por, se fundi, mbase faji nuk i mbetet popullit shqiptar i cili ndoshta nuk ka cfare te mendoj pas gjithe ketyre bombardimeve me deklarata me poshteruese neper media dhe portale nga gjithe keta qe ndoshta me se paku ja duan te miren shqiptareve, e lere me nje politikani te ri, e nuk pushojne te menduari per avancimet dhe interesat e tyre personale.

  9. Asdren,thellohu pak,e mos fol pa pergjegjesi.E para,nuk eshte vetem Genti,kosovari ne qeverine shqiptare,por eshte edhe ish zv/minisstrja dje dhe ministrja sot e arsimit,jane po ashtu tre keshilltaret e kryeministrit,Baton Hazhia,Shkelzen Maliqi dhe genti,gjeniu yt,pra vetem une po te tregoj pese kosovare,ne qeverine shqiptare.Dhe mos harro,se pavaresisht se jemi nje komb,vete kosovaret,kur shpallen pavaresine nga Serbia,vendosen edhe flamurin e tyre,qe me shume tregon Bashkimin Europian (i cili, jo vetem nuk e ka ndihmuar Kosoven,por shiko te gjithe marreveshjet qe jane firmos midis Kosoves,dhe Serbise,asnjera nuk eshte zbatuar-thjesht se kjo BE,po kerkoka qe marreveshja e re,te perfundoka,me ndryshime kufijsh,as ne nje organizate europiane ,BE nuk e ka pranu Kosoven,dhe ma e turpshmja,akoma edhe sot e kesaj dite,pese shtete te BE,nuk e njohin fare Kosoven,si shtet te pavarur),na qenka i pranishem ne Kosove ,me sfondin blu dhe disa yje,ndersa e kane injorue fare,flamurin e kombit shqiptar,me shqiponjen dy-krenore.Dhe tani dashkan,bile edhe insistokan qe kosovaret,te marrin pjese edhe ne qeverine shqiptare.Kur ne fakt,duhet te ishte e kunderta,qe Kosova,si shtet i ri dhe pa experience,duhej te kerkonte qe ne qeverine kosovare,te kishte jo nje e dy,por disa shqiptare,me experience me te madhe se kosovaret.Gjenite,dhe ata qe na kane lexuar shume libra,mire eshte te merren me shkence se si gjeni,ata “harrojne”edhe te zbatojne rregullat e shtetit.Ndersa per hajrin,qe ka patur ministria e arsimit,prej kosovares,qe ka qene si zv/ministre,po na e tregojne studentet,se sa pune te mira na ka bere kjo ministri,duke filluar qe me ligjin famekeq te arsimit (mos degjo Ramen qe thote se eshte ligji me i mire.Ky detyrohet ta thote kete sepse po te pranoje abrogimin e ligjit,si shkaktarin e shkaterrimit te arsimit shqiptar,ai ka pranuar renien e tij,per kete ligj rilindas).Vendosja e kosovares ne kete ministri,eshte bere nga Rama,qe te mos kerkohet prej titullarit te ri (pra te kosovares),qe ky ligj te abrogohet menjehere,mbasi kosovarja,nuk ka goje te fflase per ate ligj,se ka punuar per shume kohe ne ate ministri dhe nuk eshte ndjere fare (ndryshe nga zv/ministri qe erdhi nga Zvicrra,i cili mbasi e kuptoi realitetin mbas dy javesh dha menjehere doreheqjen.

    1. Krist i nderum edhe ti si Emu ishe nje nga kundershtaret me te medhenj qe pse nje nga Kosova.Ky
      jo eshte deshira jote.As spo tentoj me ta ndryshu e as une e as Kosova pervec Baton Hagjiut nuk insistoi me bo minister me zor sic lo e paraqisni.Pse duhet me bo kur as skeni detyrm e as skeni nevoje.Ama ajo qe une kundershroj e ju te dy me djallezi spo doni me kuptu ku e kam fjalen eshte se pse u pengoi qe ishte nga Kosova e per minustrat greke skeni reagu.As per Pdinc Vidin bile as per Benito Musolinin kur erdhi.Pse nuk e imagjinoni veten qe me ju udheheq nje kosivar.kaq i ferior i konsideroni?Pse ministrat e ketyre 30 viteve paskan qene akademika saqe Genti dumet i vogel par tyre.E shikoin ti edhe fajin te Miniustria e Arsimit ia len Beses dhe jo shefes se Beses. Akuzoni Gentin qe ska pas certifikare kur dje Rama tha qe as shumi miniustda te tjere skane oas.Pse pra te keqen e shihni vetem te Genti?Si quhet rracizmi ndryshe pra?..Per flamurin me 6yje me vjen keq qe abuzon deri ne ate pike.Nqs nuk exin qe ka qene flamur iimponum.atehere nuk di kur paske lin .pas 2008?

  10. Emu. me vjen keq qe edhe pse nuk je i informum ose e lun rolin sikur nuk i din disa fakte mundohesh edhe ne kete teme ta paraqesesh si fajtor kosovarin. Kush po viktimizohet more?Une nuk po te le ty qe me keqdashesi e djallezi ta bejsh fajtor kosovarin.Kaq. Ti njehere the qe ska as zvndesminister nga Shqiperia. Une te permenda vetem nje qe ma sherby deri tash 10 vite si deputete dhe ambasadore.Po e di sa keshilltare ka?Adri Nurellari.shpetim Nazarko.Gjysma e VV.mijera punetore.juruste.perkthyes.Dhe ska oas diskriminim.Kurse per Ventin u ch gjithe Shqiperia ne kembe.Mos u bo i ceket.spo kerkojm lemoshe as mesdhire e aq me pak spo viktimizohemi po te thashe po kundershtoj gjestin se pse u reAgua aq keq nderkohe keni pas nja 20 grek minisrra e sju kane pengu. Ketu e pata fjaln d nqs as kete nuk arrite me kuptu.e kot te vazhdojme me tutje. Sa per deklaraten e Rames per bashkim reagum per arsye qe dihen.per ato arsye qe kareagu edhe partia jote e jo se ishin kunder bashkimit.kesxhtu qe mos abuzo me fakte. Aq me teper qe ata qe e dun bashkimin ne shqiperi jane te pakten 3 fish me pak.e kjo u pa tash.Ato thirrjet shqiperi etnike ne stadium paskan qene vetem per ato 90 minuta. prandaj thashe tash u binda qe paskam qene ne enderr. Une Shqiperine do e du e do e mbron edhe nga migjen kelmendet deri ne diten e fundit por e verteta e hidhur eshte se Ky rasti me reagimin ndaj Gentit zbuloi nje realitet qe e dija ndryshe. Te reGova se ishe komentuesi i par qe para 3 javesh kunder Gentit.kunder Gentut si nga Kosova e jo Gentit si Gent e ketu ishte thelbi qe pse rracizem krahinor nqs deri sit paskemi qene Nje.se per Gentin si person sdo kisha reagu se ai gjen pune kudo.para teje e para meje.mos tia qajme hallin atij. Naten e mire

    1. Ka dhjetra vite qe pranojme kosovare ne shqiperi ne pune dhe nuk ka fol njeri per te numeruar . Ti po me tregon perkthysit???Une po te tregoj ministra dhe zv ministra ti po me drejtohesh me futbolliste..?? A jemire?? Kush jane keta te VV?? Tregoji..lutem dhe mos abuzo me Nazarkon. Mos e kalo ne cektesi se behet personale..Te thashe gjej nje minister 30 vjec pa eksperience qe per hir te “vllaznise” duhet te jemi te detyruar ti besojme fatin e politike se jashtme shqipetare… Nuk kam qene asnjehere “partizan” i kombetares me lojtare nga Kosova, qe atehere kur Kosova krijoi te sajen. Ata duhet te luajne ne Kosove..Sikurse thote the kerkon federata kosovare..Mjaft me kaq! C’pune ka greke ministra. Shqiperia nuk ka patur kurre ministra greke. Nese e ke fjalen per Minoritaret greke, ata jane pjese perberese e Shqiperise, jane shqipetare me te njejtat te drejta..nuk lejojme te gjykohen ne kete spekter se eshte kunder Shqiperise! Genti te gjeje pune kudo, ja uroj, Minister ne Qeverine Shqipetare nje person qe nuk e meriton, JO!

      1. Vetem me ate qe the qe minoritaret Greke le te behen ministra ne Shqiperi kurse kosovaret jo, nuk do harxhojsha kohe me te kthy pergjigje por qe mos te duken si te verteta tek te tjeret keto mashtrimet qe pretendon, po te kthej nje pergjigje te fundit.Une futbollistet nuk i permena,(permenda dicka tjeter por ngaqe spo e njofshe Ali Podrimen, nuk ta perktheu truni mire ate qe thashe)
        .Nuk thashe qe nuk pranoni kosovar ne Shqiperi,keni pranu edhe 1milion ne lufte dhe flm per te, por ti fillove numerimin,e mos u viktimizo edhe ketu,bile ne fillim kur ti fillove te numerosh 5 kosovar qe i ka pranu administrata ne pune,desha te them kalove ne nivel femijesh qe jo ne 5 ju 4 ,jo ne me shume, jju me pak, po nuk ta thashe qe mos me te ofendu por ja e the vete dhe u veteofendove.
        -Per cfare detyrimi per ta bo nje kosovar minister flet more se po behet bisede qesharake?Pse me iu detyru?!Nuk e keni obligim.As dashnine emocionale ndaj Kosoves nuk e keni obligim e jo me detyrime ndaj Kosoves.A boni Kosova referendum,dhe tha ju lutem na pranoi Gentin se do ndryshoje Kosova si me magji,sapo nje banori te saj ti pasurohet CV.?Normal qe jo ,mos vazhdo te abuzosh edhe me fjalet e mia sy per sy.Kosova u zhgenjy(bile as nuk reagoi keq , e me keq po reagon ti e po viktimizohesh se kosovaret qe tash kane te drejte me qene te zhgenjyer.Une dhe Kosova po ta perseris per here te 4 dhe te fundit qe vetem po themi pse pati ato reagime, shpesh rraciste krahinore, qe nga Ish presidenti Topi,Besnik Mustafai,Nikolle Lesi, nga personat VIP e deri tek mijra persona komentues te tjere, perfshi ty?Kaq e thjeshte.As nuk fola keq per Shqiperine, se kurre ska shans me ndodh kjo, e as ste kerkova nje minister per kosovaret e as pune per Gentin…
        Ku abuzova me te nderumin Mentor Nazarko?Jje ti qe edhe ketu abuzon me fjalet e mia, E permenda si nje nga keshilltaret e qeveritareve te Kosoves,(keshilltar i ish presidentit Pacolli).sic eshte edhe Adri Nurellari keshilkltar I Thacit e me vone i Veselit,por nuk fola keq per te, sepse kam respekt se AI eshte atdhetar, ai e do Shqiperine e jo ti me keto percarje. Kam respekt per te edhe si nga Cameria qe eshte se une me shume dua te avancohen shqiptaret e Camerise se sa minoritaret greke. Tung e reflekto se sa me afer te jene Shqiperia e Kosova aq me mire eshte per te gjithe shqiptaret e ska nevoje per krahinizma

        1. Shteti yne nuk mund te jete tribal. Shqiperia ka bere 106 vite shtet ne te mire e ne te keq ndaj ai qe lexon arsyetimin tend kunder minoriteteve lemeriset., jane taksapagues dhe pjese e shtetit shqipetar ndaj mbaj gojen e leri nacionalizmat per ta.Nuk po flasim as per keshilltare e as per perkthyes por per MINISTRA te Republikes se Shqiperise…Me Nazarkon abuzo sa te duash, nuk fola per kete..Tani te bej nje pyetje, por lutem reflekto dhe pergjigju sinqerisht…,nese nje nga Shqiperia 30 vjec, pa eksperience, dhe pa cv, do te propozohej per minister te jashtem te kosoves (dhe ne qeverine e kosoves do kishte edhe 1 minister dhe zv minister, pervecse keshilltare te tjere nga Shqiperia) Ti, ne emer te meritokracise (jo te vllaznise), do ta kishe pranuar??Kjo qe ben ti eshte pengmarrje morale..dhe nuk eshte drejte..

          1. Nuk jam kunder te drejtave te minoriteteve ,as nuk i urrej greket si persona, por urrej politikat antishqiptare te qeverive te tyre,diskriminimin ndaj emigranteve apo mosnjohjen e Camerise ..
            Por te quash me te arsyeshem per te qeveris Shqiperine nje minoritar grek se sa nje “kosovar” eshte lemeritese. Dmth ma i pranueshem me qene ai kryetari problematik grek i Himares qe ka qene para disa viteve, se sa Gent Cakaj!, kjo eshte lemeritese ne fakt,.NE lidhje me pyetjen, po te pergjigjem shume drejte,dhe pune tjeter a beson a jo, Une as dallimin ma te vogel nuk e bej mes Kosoves e Shqipnise, pra edhe kryeministrin me pas nga Shqiperia, do isha i lumtun, edhe Princ Leka(nuk besoj qe eshte ma i ri Genti),te kishe qene kryeministi i Kosoves e i gjithe Shqiperise Etnike, e kam veq nder e krenari e jo problem. Jo veq une po shumica ne Kosove, perjashto nje pakice te vogel qe per fat te keq eshte ne numer me te madh se para 15 vitesh(por shume here me pak se ne Shqiperi),e raste si ky I Gentit veq e rrisin ate pakice,prandaj po e bej kete debat qe mos te krijojme raste qe t’i japim mundesi njerezve me u largu nga njoni tjetri e me u perqa, e jo qe pata naj qef te madh me pa Gentin si Minister…Kete pyetje ia bene Ramushit, se nqs do bashkohej Kosova me Shqipnine kush do udheheq Shqipnine etnike, ai tha se ishte i gatshem me dhan doreheqje ,pra ia kalonte postin kryeministrit te Shqiperise. Te pershendes shok i nderum e shpresoj qe do ndihesh ma i afert me te gjithe Shqiptaret jo vetem ne Kosove por kudo,se jemi vellezer ose sic e thu ti me ironi Vllazen. Tung vlla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *