• |
ide | kryesore

Ndahet nga e dashura… Stones pushon nga puna gjithë familjen!

Sport



Një raport i prishur është në gjendje të shkatërrojë një familje të tërë. John Stones, mbrojtësi i Manchester City e Kombëtares angleze, sipas asaj që raporton Mirror, ka mbyllur relacionin me Millie Savage, vajza me të cilën ishte i lidhur që prej 9 vjetësh, të njohur që në adoleshencë. Ndarja ndodhi në dhjetor, por bashkë me vajzën dhe të bijën 18 muajshe, kanë përjetuar pasoja edhe prindërit e ish-gruas dhe vëllai i saj, që u gjendën të papunë.

Si prindërit ashtu dhe i vëllai i Millie, punonin për mbrojtësin e Manchester City, duke mbuluar role të ndryshme. Sipas asaj që bën të ditur Mirror, paga e të treve vërtitej tek 2000 stërlina në muaj. Vëllai i saj, punonte si shofer për ish-kunatin. Tani që cifti është ndarë, të tre mbetën pa punë, me Stones që ishte i qartë: sipas dëshmisë së një miku të familjes Savage, në momentin në të cilin mbrojtësi u nda nga Millie i ka thënë të treve të mos kthehen më, duke i lënë pa punë.

Sipas Mirror, mbrojtësi jeton në një apartament prej 6 mijë stërlina në muaj, në të njëjtën lagje me Guardiola. Që dicka nuk shkonte u dyshua që në 2016, kur ylli i Manchester City u akuzua se e kishte tradhëtuar vajzën. Përgjigja e numrit 5, në provë të dashurisë, ishte tatuazhi i asaj që të gjithë e mendonin si dashuria e përjetshme. Duket qartë që të gjithë ishin gabim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *