• |
ide | kryesore

Nuk kanë fund skandalet e familjes mbretërore, arrestohet…

Paparazzi, Slider
gallery-1449861340-1449005975-royal-family-charlotte-portrait.jpg



Që në momentin kur Princi Harry zyrtarizoi lidhjen e tij me aktoren Meghan Markle, nuk kane të mbaruar telashet e tyre, sa i takon familjes së Dukeshës së Sussex-it.

Edhe pse ajo është vetëpërmbajtur, për shkak të protokollit mbretëror, e detyruar që ta zbatojë me përpikmëri, ish-aktorja Markle, tashmë Dukesha Sussex, nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me skandalet që prodhon familja e saj problematike.

Kësaj herë, nami i keq i ka dalë nga vëllai i saj. Në fakt, ai është gjysmë vëllai i saj, Thomas Markle Jr, i cili është arrestur nga policia, pasi u kap nën efektin e alkoolit në timon.

52-vjeçari, u ndalua nga policia ditën e sotme, në autostradën ‘Josephine County’.
Ai ishte dukshëm i dehur dhe efektivi i policisë e shoqëroi atë për të bërë testin e alkoolit në gjak BAC (Blood Alcohol Content).

Pasi ai u shoqërua në një qëndër detoksifimi, në bazë të testit të realizuar, u gjet se sasia e alkoolit në gjak ishte prej 11%. Ai ishte i shoqëruar bashkë me partneren e tij, me të cilën pritet të martohet në mars.

Çifti ka qenë së bashku për më shumë se dy vite, por ata kanë përjetuar incidente të shumta lidhur me alkoolin dhe kanë qënë edhe më përpara në pranga për këtë krim.
Darlene Blount, 38 vjeçe, u arrestua në fund të korrikut në shtëpinë e të dashurit, pasi akuzohej për dhunë duke dëmtuar syrin e Markle Jr.

Por, më pas ata u pajtuan dhe Markle deklaroi se incidenti ishte një ‘aksident’ dhe i kërkoi gjyqtarit që të heqë urdhrin kundër saj.
Madje Markle Jr, pushtoi mediat në prag të dasmës së Meghan, duke paralajmëruar Princ Harry-n që mos të martohej me motrën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *