• |
ide | kryesore

PD kërkon hetim për vilën e Edi Ramës në Surrel

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike kërkon nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Rama për fshehje të pasurisë, duke iu referuar shtëpisë së tij në Surrel. Deklaratën nga selia blu e ka lexuar deputetja Dhurata Cupi. Sipas saj Edi Rama ka pastruar paratë në vilën e tij dhe se vettingu në politikë u refuzua edhe për të mbuluar këtë aferë. Më poshtë deklarata e saj e plotë.

Që nga e hëna, Edi Rama ka folur çdo ditë, mesatarisht, nga 1 orë në ekranet televizive, por ai nuk ka kurajon të gjejë 5 minuta për të dhënë sqarime për 300 milionë lekë që i dalin tepër nga deklarimi për ndërtimin e vilës luksoze në Surrel.

Edhe mbrëmë, Edi Rama përgojoi gjithë Tiranën, foli për gjithçka, por iu mbyll goja dhe uli kokën në heshtje, kur i duhej të përgjigjej ku i ka gjetur paratë për ndërtimin e vilës së Surrelit, e cila vlerësohet nga profesionistët e ndërtimit të paktën 2 milionë euro.

Partia Demokratike ka provuar me dokumenta zyrtarë se Edi Rama nuk e justifikon vlerën e deklaruar prej 400 milionë lekësh për vilën e Surrelit. Kursimet e deklaruara të kryeministrit dhe të gruas së tij janë 300 milionë më pak se vlera e deklaruar për vilën superluksoze.

Faktet janë pubike.

Në vitin 2011 Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashkë, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton vilën e tij në Surrel.

Në vitin 2013, para marrjes së detyrës së kryeministrit, Edi Rama deklaron se ka shpenzuar 400 milion lekë për ndërtimin e vilës, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet prej 80 milionë lekë që kishte deklaruar gjendje çifti Rama më 2011-ën. Është e pashpjegueshme sesi në 2013-ën, pasi ndërtoi vilën, pasuria e deklaruar e çiftit kryeministror rezulton të jetë shtuar, duke deklaruar gjendje 92 milionë lekë.

Është koha që Inspektoriati i Pasurive të nisë verifikimin e burimit për të paktën 300 milionë lekë që mungojnë në deklaratën e pasurisë së kryeminstrit të Shqipërisë. Një verifikim serioz dhe I pavarur, padyshim që do të konfirmojë jo vetëm mospërputhjen e deklarimit të të ardhurave të kryeministrit dhe fshehjen e tyre me qindra milionë lekë, por do të zbulojë se vila luksoze e Edi Ramës, kushton jo më pak se 2 milion euro.

Në rastin e Edi Ramës pastrimi i parave me vilën e tij në Surrel është një nga veprat penale, që do të ishte zbuluar nga prokuroria, nëse ajo nuk do të kontrollohej nga Edi Rama.

Mashtrimi me pasurinë dhe ndërtimi i vilës luksoze të Surrelit me qindra milionë lekë të pajustifikuara është një nga arsyet kryesore pse Edi Rama refuzoi vetingun e politikanëve.

Fshehja e pasurisë është një vepër penale që dënohet me burg. Pastrimi i parave është një tjetër vepër penale për të cilën ndëshkohesh po aq gjatë me burg. Prandaj, Edi Rama ka zgjedhur më mirë të heshtë, sesa ta rëndojë edhe më shumë pozitën e tij, duke përfshirë edhe gruan në mashtrimin me pasurinë.

Heshtja mund ta ndihmojë tani, por nuk e shpëton dot përgjithmonë!



11 Comments

  1. mire beni qe denonconi po nuk mundet te beni gje pasi nafija /arta marku = per cfare e zgjodhi edi per ta gjykuar opo per ta mbrojtur kete mafios

  2. PD-ja te kerkoje njehere hetim per vjedhjet dhe grabitjet kolosale qe ka bere kjo parti kur ishte ne pushtet,pasi shtepia e kryeministrit eshte nje pike ne oqean krahasuar me pasurite e familjes Berisha&co…

  3. Kuj ja thua ketyre skiftereve,keta qe ndertojne mbi taracen e perbashket keta qe kane vila andej kendej gjithandej,ajo kurva Arta te fillonte nga keta e pastaj me rradhe saliu likja luli rama etj,por ajo se ben dhe skifterat dhe luli e saliu rrine duke e sulmuar si e kapur

  4. LEJENI VILEN POR PYETENI PER KOSTUMET EXTRA EXTRA EZSTA SIZE . KY EDHE KETO NUK JUSTIFIKON DOT . ESHTE NJE HAJDUT ME CISME .

  5. Kuqalet, nese jane kaqe te informuar se na qenka vjedhur kaqe shume ne qeverine e PDse, pse ky”’IPANDERSHMI,, nuk nxorri asnje dokument, e fakt, por jane ne loje vetem keto shpifjet profesionale te kuqaleve sigurimsa. Ne se doni per kete qeveri me kete bandit e hajdut kolosal, per kaqe sa kane bere nuk ka vend per ti pershkruar, por kerrmat, qelbesirat kodoshe kuqale kane kaqe vite qe po me keto sulme e shpifje bajate e te merziteshme thone. O KODOSHE,,, a jua th Berisha ne parlament,,,,Ja ku me keni, e ketu do me keni, dhe atje ai jua ka nxire surratin, e mashtrimet, e hajdutlleqet po ju? Me bisht nder shale rrini si dhite e zgjebosura sepse ka dale tashme se kush jane kodoshet e banditet e ketij vendi. Andaj o kobe zinj, pushta te rilindjes,,,kur drejtesi nuk ka sepse pushtuesi e kompromentuesi i ka ner sqetull, ju bilbila te psikopatit, si idiote, bjerini fyellit po ne nje vrime, se tepsia e hajduteve u kalb nga keto te pa berat tuaja. Afron dita, afron rrefimi, e do dale se kush kane qene bandat anti popullore e mafioze qe e rrenuan kete popull.

  6. Xixa ,hiqe preshin nga suma se te erdhi orari ta futesh ne goje . Ju futuni n qader kurse rama fiton zgjedhjetr edhe n 2025.

  7. Pavarsisht se kush e drejton prokurorin sot PD jo vetem per kete rast por edhe per akuza te tjera DUHET TE BEJE KALLZIM PENAL prane organit te akuzes. Prokuroria e ka detyrim ligjor te nise hetim edhe po neglizhoj E VERTETA ne kohe do ndeshkoje…

  8. Xixa di ti ndonje dokument qe ka nxjer PD jote ne pese vite,kurse saliu luli ruli bode strazimiri muli mziu argita zeni i kane dokumentat ne prokurori,pse llalla nuk i hapi asnjehere,tani Arta nuk i hap,shko pyete lulin pse nuk i hap Arta,kur te shkoshe ke saliu per shurren pyete dhe korbin per arten,me siguri ti do marresh nje pergjigje ti je i brendshem,pastaj hajde komento ketu o loqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *