• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Cakaj i dorëzoi dorëheqjen Ramës, por ai…

Lajme, Të fundit

Ministri i Jashtëm në tentativë Genti Cakaj mbetet i padekretuar nga Presidenti Meta dhe tashmë që ka kaluar edhe 7-ditëshi i vendosur nga Kushtetuta rrugët e zgjidhjes së ngërçit janë edhe më të pakta. “Panorama” shkruan se 28-vjeçari i ka dorëzuar Kryeministrit Rama dorëheqjen e tij, ndërkohë që do të mbetet në pozicionin e zv.ministrit të Jashtëm.

Sipas të njëjtave burime dorëheqja i ka shkuar me shkrim kreut të qeverisë, i cili nuk e ka pranuar. Cakaj e argumentonte dorëheqjen e tij nga propozimi për ministër të Jashtëm si një mënyrë për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes institucioneve. Edhe ish-ministri i Jashtë, aktualisht kryetar i PDS-së, Paskal Milo, tha se Gent Cakaj e kishte dhënë dorëheqjen.

“Me sa jam në dijeni, zoti Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zoti Cakaj do mbesë në pozitën e zv.ministrit të Jashtëm”, – është shprehur Milo.

Shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici zbardh një pjesë nga takimin mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama.

“Gjatë bisedës që Presidenti Meta ka bërë me Kryeministrin Rama ditën e premte për të qartësuar pozicionin e tij në raport me zotin Cakaj, Presidenti i Republikës i ka propozuar Kryeministrit që, meqenëse zoti Cakaj pretendohet se është kaq i shkolluar dhe lexuar, mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër, por në këto kushte që ndodhemi ne nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente as edhe një çast për të vendosur një njeri si zoti Cakaj në pozicionin e ministrit të Punëve të Jashtme”, – deklaroi shefi i kabinetit, Arben Cici.

6 Comments

  1. Nuk ka asnje kuptim,kjo doreheqje!!!!.Nga se eshte dorehequr?Nga nje detyre,qe nuk e ka (nuk e ka marre dekretin e Presidentit).Do te kishte me kuptim,qe vete kryeministri te dorehiqej,nga propozimi qe ka bere per kete djalosh-trimosh prej Kosova.Ndersa vete djaloshi,mund te jape doreheqjen (bile duhet t’a kishte dhene,menjehere mbas arsyetimeve te Presidentit te Republikes),nga detyra,qe ka ushtruar,pa dokumentin e sigurise,si zv/minister.Sa per dijeni,as nje roje,ne kompanite e sigurimit te objekteve,nuk lejohet te punoje,pa e patur certifikaten e sigurise,qe i jepet rojeve nepemjet licenses ,mbas trajnimeve te detyrueshme.Nderkohe,duke lene menjeane sentimentet nacionaliste,Shqiperia sot eshte shtet me vehte,po ashtu edhe Kosova,sot eshte shtet me vehte,me flamurin e vet (nuk jemi si ne kohen kur ne qeverine e I.Qemalit,kishte ministra nga Kosova,sepse Kosova ishte pjese e Shqiperise,si shtet qe u shpall me 28 Nentor 1912),per te cilin,Flamurin,insistuan,ta kishin te vecante,ndryshe nga i vendit ame.Ky flamur,ne shqiptareve (te Shqiperise) na habiti pa mase,ndersa tani,vete populli kosovar,perpiqet te cfaqet kudo qe i jepet rasti,duke kryqezuar pellembet,per te formuan shqiponjen (qe nuk e kishin qejf,ta kishin,ne flamur).

  2. Krist’ me duket se per shqiponjen ne flamur kosovaret nuk kane diskutuar, por per yllin po. mbase eshte konfondim, e tendence per kosovaret, por mos harro se ata kane kenduar, e kendojne kengen ,,,, Qe nga Kosova e Cameri, eshte vetem nji,,,,SGQIPERI, pra ata(kosovaret) kane qene edhe me atdhetare se ne, kete duhet ta pranojme. Ka edhe nje rast tjeter,,,,ata kane ndenjur te shtypur nga serbi 100 vjet, e prape gjuhen, zakonet nuk i kane harruar, por i kane trasheguar, kurse ne,,,, shih emigrantet ne greqi, kethejne besimin, e atdheun,, vetem per nje cope pasaporte. Nuk dua te jem ne konflikt me ju zoteri, por mbase, per mungese info jua shpjegova keto mikro raste, qe vlejne per opinionet e ndryshme. Per ju Krist kam rrespekt, sepse jemi te nje mendimi ne shume komente, por ne kete rast miqesisht jua thashe nja dy sqarime. Me rrespet XIXA

  3. Xixa e paske kaluar mire te saliu mbreme shishet i mbushe pampersin ja nderrove saliut kjo eshte puna qe ti shkelqen si xixa.dha doreheqje duke mos patur post,dha doreheqje nga hici je te papame ju te lapsit per klikime te skifterave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu