• |
ide | kryesore

Real Madrid do Kane, por Tottenham fikson çmimin e çmendur…

Sport



Konsiderohet një nga sulmuesit më prolifikë të panoramës futbollistike europiane dhe kërkohet nga klubi më i titulluar i kontinentit. Harry Kane, një lojtar që përveç se ka një nuhatje të fortë për gol, është i aftë të mbulojë në mënyrë perfekte si rolin e sulmuesit të parë ashtu dhe të suportit, duke arritur ti japë një kontribut të madh skuadrës. Një aftësi ofensive që nuk ka kaluar pa vëmendje nga klubet më të mëdha europiane.

Pas Barcelonës, edhe Real Madrid është vënë në gjurmët e sulmuesit të datëlindjes ’93. Një interes konkret që i ka bërë Blancos të dërgojnë një emisar në Angli për një vizitë eksploruese.

Tottenham megjithatë, duke ditur vlerën e lojtarit, nuk ka ndërmend të bëjë ulje për askënd: Spurs, sipas “AS”, kanë fiksuar një klauzolë faraonike për zgjidhjen e kontratës së sulmuesit të kombtares së Anglisë, që arrin shumën e 350 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *