• |
ide | kryesore

Si te Çani/ Justifikimi fantastik i Ramës për çertifikatën e Cakajt

Kryesore, Lajme



Nervoz dhe me ton të lartë Edi Rama shpenzoi më shumë se 45 minuta të paraqitjes së tij në “Zonë e Lirë” për të shpjeguar konfliktin e fundit me kreun e shtetit për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm. Kryeministri kishte zhbiriluar të gjitha arkivat dhe rastet e mëparshme për të thënë se çertifikata e sigurisë, që u bë sebep për kthimin e kandidaturës së tij, nuk ishte e nevojshme.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Gent Cakaj si tender me letra fallco

Edhe Klajda Gjosha si ministre e Europës nga LSI-a edhe Edmond Panariti si ministër i Jashtëm po nga kjo parti nuk e kanë marrë këtë çertifikatë, por kjo nuk i ka penguar të ushtrojnë detyrën, tha kryeministri.

Ai shtoi se ajo nuk është një obligim, por kërkohet vetëm para se zyrtari i shtetit të bjerë në kontakt me dokumenta sekrete, këmbënguli ai. Pra sipas kryeministrit, një shef diplomacie nuk mund të pengohet në dekretim për faktin se nuk disponon çertifikatën e sigurisë.

Deri këtu shpjegimi dukej logjik.

Por nisur nga kjo logjikë Arian Çani i bëri Ramës pyetjen më të thjeshtë të mundshme…

“Po kur nuk duhej ju pse e pajisët Gentin me atë çertifikatë brenda ditës”?

Dhe përgjigja që vijoi është e vlefshme për antologjinë e gënjeshtrave foshnjore.

Ramës i ka ikur truri me bllokimin e Metës. Çani i fut kunjën:s’të kam para kurrë kaq të nxehur

“Sepse Meta filloi të hapte fjalë përmes kazanit të Qim Pekës se Genti nuk kishte çertifikatë”, deklaroi njeriu që deri në atë moment këmbëngulte se ligji nuk kërkon paisjen me çertifikatë sigurie.

Pra, po të besosh logjikën e Ramës, i tërë shteti qenka vënë në lëvizje, kryeministria dhe ministria e jashtme paskan bërë kërkesë, DISK-ja paska hetuar brenda dhe jashtë vendit, ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe ka dhënë përgjigje urgjente në kufinjtë e orarit zyrtar, vetëm për një fjalë që ka shkruar një “Kadri” që drejton një “Kazan”.

Po ta marrësh seriozisht kryeministrin, fillon dhe beson se qevria e tij u çokërka në këmbë qoftë edhe nga një broçkull që prodhohet prej makinerisë së baltës.

Po të kesh qoftë edhe respektin minimal për ato që ai nxjerr nga goja, e merr me tërë mend se gjithçka shkruhet online, paska fuqi të jashtëzakonshme mbi administratën e rililindjes.

Këtë perlë vetëm një njeri që kujton se populli është i gatshëm të hajë edhe barë vetëm që ti besojë atij mund ta lëshojë nga goja. Dhe të mendosh që ai e mban veten për të dytin në shkallën e klasifikimit të të diturve në vend.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Ne emisionin -Zone-e-Lire ky psiko-skizofreni te gjithe analistet bythe -lepires te tij te tipit -Nazarko-,mucet,minxhozet ,e te tjere nuk i quajti -Kadrinj-ata qe i kundervihen i quajti -Kadrinj-

  2. rreshti i fundit ma ka heq trurin hahahah…
    kur e mendon se ka shum koh qe them se ky, per nga injoranca, eshte i dyti mbas haxhi qamilit…hahaha

  3. Shqiptaret duhet ta zhdukin me cfare do lloj menyre kete klas te qelbur politike qe te gjitha debatet midis tyre i kane vetem per tenderat se sa do fitoj njeri e sa do fitoj tjetri
    I zente mallkimi i shqiptarve keta hajdut te pangopur

  4. Rama tall bolet me kadrinjte e zhytur ne llumin e kazanit dhe vazhdon te fitoje zgjedhjet. Respekte per kadrinjte qe ndikojne me genjeshtrat ,fyerjet personale ndaj rames dhe propaganden e dhjere te tyre qe rama te jete fitues ne 2019,2021.

  5. “Justifikimi fantastik “eshte veti e demagogeve.Me keto “justifikime fantastike”erdhi ne pushttet demagogu
    Adolf Hitler,qe eshte vertetuar se ka qene edhe perdorues droge.D.m.th,Rama ka te njejtat veti si Hitleri.
    perdorues droge,piktor i deshtuar, skizofren rreaktiv,orator,demagog,mashtrues.Te presim fundin,se mos
    eshte po i njejte.

  6. Stalini dhe skifteret nga turni i nates te saliu per ti nderruar pampersin dhe pastaj koment per ramen qe ky i fundit tall karet me saliu liken e floririt dhe kadrijte qe jane shtuar shume kete kohe me ndihmen e lulit,ai do vazhdoje te talli bolet me ju skifterat e PD,Stalin shishet e shurres se je turni i trete sot

    1. Imagjino se si tallet me ty atehere,qe je bole komplet. Ke fjalor te denje rilindasi militant: 6 fjale- Sali, skifter, kadri, bole, like dhe perseri Sali.

    1. Pislliku është ai që është, por ata që e pëlqejnë pisllikun janë pislliku i vërtetë, e ata në fakt janë shumë…..

  7. Ah! Si ka mundesi qe ky llum e rreshton veten i dyti.Po i pari sipas tij kush eshte endhjeri? Vetem se per hajdut nuk i hap rruge kujt ky eshte i pari dhe i fundit kellire, i rraces bastarde vendit te tije te orogjinave, prepotenti impotent.

  8. Ky trapi nuk i dha 7% Metes dhe tani c;fare karrliqesh do te degjoje,komandant,atdhe,siguria kombetare,Monika etj dokra nga skrapari.

  9. o Stalin, ai qe shkruan paemer sepse emrin e vertete e ka DYLBER (Bert shkurt)eshte bythqir nga ta qe rrine ke lulishtja mbrapa PS gjate dites ndersa ne darke shkon tek halet perballe Kinema Partizanit. Mos ja ve re se eshte autik i ziu dhe del ketu per te siguru buken e gojes bashke me Ceten e Tangave Mavi.Kur te mbarosh pune me gruan dhe motren e vet nisi ketej nga ne

    1. Azgan na dhive me këtë fjalën fashist, o sa më kishte marrë malli për këtë fjalë.

  10. Ju qe mereni me te tjeret ju qifte Gomari cfare ju mban pragu i shtepise,mos e shani saliun se merzitet al stalini xixa ziguri dhe te tjere,saliun lereni te qete moret vesh

  11. Qenka inatosur -ipa emri i ridhjerjes -paska vene pseudonim-Azgan–ti je -mi halesh o rop qire jo Azgan,, ju ini kopilat e shykyrinjve nuk kini as shtepi as katandi ,as familje.ju kuvelli me njeri tjetrin ne bythet ne gojet dhe ne prapanicet per idealin e partise o -Azgan-pederasti-

  12. Gazeta lapsi (Bushati,Shkullaku dhe Lubonja) si dhe pjesa dermuese e komentuesve mbi Edi Ramen do ti ndaja ne tre grupe:
    1.Ata te cilet nuk kane ate nivel qe ta kuptojne Edi Ramen(kta jane me te ndershmit nga dy grupimet e meposhtme).
    2.Ata te cilet e kuptojne por per shkak se jane militant partiak dhe te pa edukate shprehen ne ate menyre per edi Ramen(hipokrite).
    3.Ata te cilet e kuptojne shume mire Edi Ramen(sic jane Bushati,Lubonja,Shkullaku,Zheji etj.) por e paragjykojne ,keqinterpretojne,e sulmojne me pate drejte per disa arsye: interesi personal,financiar,xhelozi dhe indirekt pa ose me vetedije ndoshta ndonjeri paguhet nga vendet fqinje me cdo kusht qe Shqiperia te jete nje anarki.

    1. Çfar ka Rama per te kuptuar duhet te shpjegoje ti ne fillim,pastaj te paragjykoje o injorat!
      Ka folur ndonjere me terma teknike per ekonomine,financat apo jurisprudencen?-ne asnje
      rast.Nuk ka folur per keto,qe jan baza themeltare nje Shteti,sepse ka zerro dije,prandaj eshte katandisurShteti shqiptare ne kete gjendje.Te marresh pergjegjesine te drejtosh Shtetin,
      por te mos keshe abc-ene e dijes,ky eshte antishqiptarizem,dhe Rama po e bën kete.
      Ka me antishqiptarizem se sa shpopullosh Shqiperine,dhe Rama po e bën kete.Ne Bienalen
      e Venecias kritiket e artit gazetarja Alexa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i cilesuan pikturat(zhgarravinat)e Rames si vizatimet e nje adoloshentikolegji nen efektin e droges,
      megjithese me pare Rama e kishte blere galerine ku ekspozoi punimet e tij.Rama eshte
      demagog,dijet e tij jan siperfaqsore,”dije” qe i perdor per te manipuluar injorante si puna
      jote.Intelektuali matet nga aftesite ne profesionin e vet,kultura e pergjithshme eshte shtojce.
      Perse nuk e sulmon kush Berishen ne profesionin e tij,sepse ai ka qene nje nga kardialoget
      me te mire ne Bote,dheishte fatkeqsi qe u muar me politike dhe jo me Mjekesi.Ndersa
      Rama ne profesionin e tij eshte zerro,as mesues vizatimine ne shkollat fillore nuk e pranuan
      ne France,prandaj edhe u kthye mbrapsh,si emigranti i vetem shqiptare pa asnje Lek ne xhep.
      U kthye per te vjedhur,dhe per tipa si ty,kjo eshte normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *