• |
ide | kryesore

Spiunazhi i futbollit, rrëfimi shok i të çmendurit Bielsa: “Spiunoj rivalët e mi që nga 2002”

Sport



Të gjitha pjesët e mozaikut nisin të formohen në spy-story të ndeshjes Leeds-Derby County. Ai që zbuloi sekretin është edhe ai që e kishte ideuar: Marcelo Bielsa. “Është e vërtetë, ishte dikush nga Leeds United që vëzhgonte stërvitjen e Frank Lampard e përgjegjësia për këtë është e imja – shpjegoi ‘Loco’ -. Kjo praktikë nuk është ilegale, e kemi bërë publikisht e kemi folur edhe me shtypin. I spiunoj kundërshtarët e mi që nga 2002, në kualifikueset e Botërorit me Argjentinën”, shtoi tekniku.

Si gjithnjë, mbi vijat e normave, porn ë mënyrë të sinqertë e direkte. Pas ndërhyrjes së policisë gjatë stërvitjes së Derby County, Marcelo Bielsa nuk u fsheh pas fjalëve. “Nuk ka rëndësi nëse ajo që bëra është legale apo ilegale, e drejtë apo e gabuar, për mua mjafton që Frank Lampard e Derby County të ndjenin që nuk ishte gjeja e duhur për tu bërë – tha ai -. Nuk u solla mirë, e nuk kërkova leje nga Leeds para se ta bëja. Fola me Lampard e më tha se nuk respektova fair play. Vetëm se unë e shoh ndryshe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *