• |
ide | kryesore

Vendi pushtohet nga acari, ARRSH tregon rrugët ku duhen zinxhirët

Lajme, Të fundit



Vendi po mbahet i mbërthyer nga temperaturat e ulëta që shkojnë në disa gradë nën zero. Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se në Gjirokastër që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

Qafë Mali – Fierzë
Ura e Cerenecit – Steblevë
Qafë Bualli – Krastë
Trebisht – Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
Rruga Lunik -Steblevë

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *