• |
ide | kryesore

Vendimi historik i Uefa: Lovren skualifikohet për fyerje të Sergio Ramos në rrjetet sociale

Sport



Një vendim pa precedent. Uefa ka vendosur të skualifikojë Dejan Lovren për një ndeshje në garat ndërkombëtare për shkak se ka fyer Sergio Ramos në rrjetet sociale. Në epokën e Instagram ndodh edhe kjo: mbrojtësi i Liverpool paguan dënimin sepse ka ofenduar kapitenin e Real Madrid në 15 nëntor, kur Kroacia mundi Spanjën në Ligën e Kombeve.

Pas fitores 3-2 të Modric e të tjerëve, Lovren nuk arriti të ndalonte ngazëllimin: “I dhashë një goditje të mirë me bërryl – pranoi ai, duke iu drejtuar më pas spanjollit në mënyrë provokuese – Vazhdo të flasësh, mik…”. E në fund, i quajti spanjollët “Një grup femrash”. Ky diskutim u ndoq edhe nga një postim tjetër, me një “like” vendosur në foton ku dukej kroati ndërsa kërcente mbi kokën e mbrojtësit spanjoll të Real. Sipas Uefa-s nuk ishte thjesht një nxjerrje dufi, e kjo konfirmohet nga vendimi për të ndëshkuar Lovren se “ka thyer rregullat bazë të sjelljes sportive”. Mbrojtësi i Liverpool do të detyrohet kështu të mos luajë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 kundër Azerbaigian.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *