• |
ide | kryesore

Video/ Arratisja e Liverpool, me një penallti dhe Shaqirin në fushë…

Sport, Video



Liverpool kthehet tek fitorja, pas humbjes së parë sezonale ndaj Manchester City, duke mposhtur 1-0 Brightonin të shtunën në “Amex Stadium”. Të kuqtë shkëputen tashmë me 57 pikë, shtatë distanca para Manchester City në vendin e dytë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, me një penallti të Salah dhe prezencën në fushë të Xherdan Shaqirit, që nuk njeh humbje në cdo ndeshje që ka nisur titullar.

Tre pikë të rëndësishme në luftën për titull në Premier League, që u vendosën në një ndeshje të ekuilibruar, nga 11 metërshi i Mohamed Salah në minutën e 50. 14 gola për egjiptianin, që këtë herë është provuar në majën e sulmit nga Klopp, duke i hapur vendin Shaqirit në të djathtë. Kosovari, një talisman i vërtetë për teknikun gjerman kur është në fushë ishte i pari që dhe shenjën e rrezikut në portën e Brighton në minutën e 27-të.

E megjithatë episodi që vendosi ndeshjen, nuk ishte goditja me kokë e Shaqirit, por tërheqja e fanellës së Salah nga Martin Montoya. Suksesi i të kuqve mund të ishte edhe më domethënës nëse Roberto Firmino apo edhe Mohamed Salah të shfrytëzonin mundësitë e tyre në fundin e lojës.

Në ndeshjet e tjera të javës së 22 të Premier League, spikat humbja e Arsenal në derbin me West Ham, apo edhe rrëzimi i Dhelprave në Leicester përballë Southampton.

England – Premier League
West Ham United 1 – 0 Arsenal
Brighton & Hove Albion 0 – 1 Liverpool
Burnley 2 – 1 Fulham
Cardiff City 0 – 0 Huddersfield Town
Crystal Palace 1 – 2 Watford
Leicester City 1 – 2 Southampton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *